LAJMI I FUNDIT:

Delawie shpreson se Demarkacioni do të ratifikohet këtë javë

Delawie shpreson se Demarkacioni do të ratifikohet këtë javë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, pret që ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të ndodhë këtë javë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Këtë qëndrim ambasadori amerikan e ka shprehur përmes një një postim në rrjetin social Twitter, ku ka komentuar festimet për 10 vjetorin e pavarësisë.

Delaëie i ka vlerësuar festimet e 10 vjetorit të pavarësisë  të jashtëzakonshme.

“Çfarë fundjave e pabesueshme. Festimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përfundojnë sot, por ne duhet të shpresojnë që avancimi i dekadës së ardhshme të fillojë këtë javë me ratifikimin e Demarkacionit”, ka shkruar Greg Delawie, përcjell Telegrafi.

Në vigjilje të festës së 10 vjetorit të pavarësisë u tha se Kuvendi i Kosovës do të mblidhej më 18 shkurt në një seancë të jashtëzakonshme për të ratifikuar Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, por kjo nuk ndodhi.

Ndërsa, sot mediat kanë thënë se burime brenda Qeverisë së Kosovës  kanë konfirmuar nesër do të mblidhet kabineti qeveritar për tërheqjen e Projektligjit për Demarkacionin nga Kuvendi dhe pas kësaj do të mbahet një mbledhje tjetër, në të cilën do të merret vendim për procedimin e këtij projektligji që i shtohet edhe aneks-marrëveshja e nënshkruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori