LAJMI I FUNDIT:

Delawie: Kosova e Serbia duhet urgjent të arrijnë marrëveshje përfundimtare (Video)

Delawie: Kosova e Serbia duhet urgjent të arrijnë marrëveshje përfundimtare (Video)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ka thënë se e sheh pozitive Strategjinë e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, në të ka shumë elemente të rëndësishme për Kosovën që janë pozitive.


“Ajo më pozitivja është se thotë se të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë Kosovën do të jenë në gjendje që t’i bashkohen Bashkimit Evropian”, ka thënë Delawie në RTV21.

Ai ka shtuar se udhëheqësit duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre për t’i ofruar ndryshimet që priten.

Delawie ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovës-Serbi, me ç’rast tha se BE-ja nuk do të importojë probleme bilaterale.

“Dokumenti i BE-së qartazi e thotë se BE-ja nuk do të importojë probleme bilaterale mes shteteve anëtare të saj dhe thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta kenë një ujdi detyruese dhe duhet ta bëjnë këtë urgjent”, ka shtuar Delawie.

Ambsadori amerikan ka thënë se Kosova duhet të punojë në marrëdhëniet me Serbinë dhe këtë duhet ta bëjë për interesin e vetë, po ashtu duhet ta bëjë edhe për t’i përmbushur ambiciet për në BE.

“Nuk dëshiroj që Kosova të mbetet prapa”, përfundoi ambasadori amerikan.

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori