LAJMI I FUNDIT:

Del Piero shtrihet në spital si pasojë e gurëve në veshka

Del Piero shtrihet në spital si pasojë e gurëve në veshka
Alessandro Del Piero (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, është shtrirë në një spital në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pasojë e problemeve me gurët në veshja.

45-vjeçari ka publikuar fotografi në profilet e tij në rrjetet sociale nga Qendra Emergjente e Klinikës Universitare të Kalifornisë.


Ai është shfaqur i shtrirë në një krevat të spitalit duke mbajtur maskë mbrojtëse, gjë që i ka shqetësuar fansat e tij.

“Akoma nuk mund ta besoj se si diçka e vogël vetëm 3 milimetra mund të bëjë aq shumë dëm”, ka shkruar Del Piero në përshkrimin e fotografive.

Legjenda italiane ka qenë pjesë e Juventusit gjatë viteve 1993-2012, ndërsa gjatë kësaj periudhe, mes tjerash, e ka fituar disa herë titullin e Serie A, Ligën e Kampionëve, Kupën Interkontinentale, si dhe është shpallur kampion bote me Italinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori