Del Piero komenton situatën te Juventusi, mbështetjen e nevojshme për Pirlon dhe mosfajësimin e Ronaldos
Alessandro Del Piero e ka analizuar situatën te Juventusi dhe ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mungesën e unitetit dhe përqendrimit pas rezultatit jo të mirë ndaj Beneventos.
Pas humbjes së të dielës, janë zbehur shumë gjasat që Zonja e Vjetër ta mbrojë titullin e Serie A, pasi Interi ndodhet 10 pikë përpara.
“Shumë gjëra po shkojnë keq… Mungesa e përqendrimit ose paqartësia në kokë se si duhet të veprosh dhe si duhet të përballesh me gjëra të ndryshme, është shqetësuese”.
“Po ashtu, edhe rezultati është shqetësues”, ka thënë legjenda Del Piero për ESPN duke përmendur se gabime të njëjta janë bërë edhe në kampionat edhe në Ligën e Kampionëve.
View this post on Instagram
“Ajo që po ndodh tash te Juve, është shumë konfuzion. Kur i shikon duke luajtur, nuk duket se janë të bashkuar në atë që po bëjnë. Të gjithë e japin maksimumin, sepse Juventusit ë shtyn ta bësh atë, mirëpo ata janë të shkëputur”.
“Nuk mund ta konsideroni Cristiano Ronaldon si problem. E përqafuar atë para tri vitesh, prandaj vazhdoni ta mbështetni. Ai është njëri nga më të mirët në botë, me (Lionel) Messin…”.
“Është një njeri i shkëlqyer, është dikush që shënon secilën ndeshje. Për këtë arsye e sollën Ronaldon që ai të shënonte secilën ndeshje dhe t’ua sillte Ligën e Kampionëve. Fatkeqësisht, Liga e Kampionëve është situata ku Juve është më së keqi aktualisht”.
“Ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit, është se nga (Massimiliano) Allegri e ndryshuan tërësisht idenë e futbollit me (Maurizio) Sarrin, për një vit. Pastaj ndryshuan sërish, me një njeri të mrekullueshëm, është bashkëlojtari im dhe padyshim që e dua, por është i ri në këtë punë dhe ka sfida të tjera”.
“Në rregull, klubi është shumë i fortë, por me të gjitha këto gjëra të kombinuara, nuk po funksionon mirë aktualisht”, ka thënë ish-kapiteni i Bianconerëve duke shtuar se megjithatë, Andrea Pirlo ka nevojë për mbështetje.
“Juve vendosi të vazhdonte me Pirlon këtë verë, për një projekt. Shohim shumë projekte që vazhdojnë të ndiqen përkundër sezoneve të pasuksesshme. Por, po ashtu shohim ndërprerjen e projekteve porsa del një problem, një problem i madh. Ata po i japin shumë mbështetje, sepse i kërkuan të bënte një punë, ku u angazhua nga asgjë drejt në postin e kryetrajnerit”.
“Prandaj, duhet shumë mbështetje. Pra, ajo që po ndodh tash është se e ka gjithë mbështetjen edhe për vitin e ardhshme. Por, sërish, pritet të shohim nëse do të zënë ose jo njërin prej vendeve që dërgon në Ligën e Kampionëve”, ka theksuar Del Piero. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PSG do të insistojë për Lamine Yamal, talenti i Barcelonës shihet si pasues i Mbappes
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur
Arrestohen dy futbollistë të Ligës Premier nën akuzën e përdhunimit
Araujo merr vendim për të ardhmen
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert