Del Bosque: Costa i rëndësishëm, por ia dalim edhe pa të

Sulmuesi i Atletico Madridit ka pasur probleme me lëndime në javët e fundit të sezonit dhe përzgjedhësi spanjoll është duke rrezikuar paksa me përfshirjen e tij në skuadër.
“Njerëzit dyshonin edhe në Kampionatin Evropian (2012). Ne u bëmë kampionë edhe pse luanim, siç thoshin, 4-6-0”.
“Costa ka luajtur shumë mirë këtë sezon. Ai është në formë dhe ne duam që të jetë në fushë me Spanjën”.
“Por, nëse nuk aftësohet tërësisht, më duhet të marr një vendim para caktimit të skuadrës finale (skuadrat kanë të drejtë ta zëvendësojnë ndonjë lojtar të lënduar 24 orë para ndeshjes së tyre të parë)”, ka deklaruar Del Bosque.
Krahas tij, trajneri ka në fazën ofensive edhe Fernando Torresin dhe David Villan. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/06/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































