LAJMI I FUNDIT:

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Presidenti i Republika Srpskas, Millorad Dodik ka bërë një deklaratë skandaloze nga Rusia.

Ai tha se situata do të ndryshojë në mënyrë dramatike pas 2 majit, “na pëlqeu kjo apo jo”, transmeton Telegrafi.


“Në marrëdhëniet tonat të ndërsjella do të jetë muri kinez”, tha Dodik.

Ai theksoi se për popullin serb “kurrë nuk do të pajtohet me narrativën e Sarajevës politike dhe një pjesë të komunitetit ndërkombëtar rreth gjenocidit të supozuar në Srebrenicë”.

Dodik tha nga Shën Petersburgu se shtytja e rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së “po e shtyn Bosnjën dhe Hercegovinën drejt një ndarjeje paqësore”.

“Është një gënjeshtër e neveritshme se rezoluta do të përshpejtojë pajtimin. Është një sajesë që tregon qëllime propagandistike dhe asgjë tjetër. Kërkojmë vetëm që të respektohet shkronjat e Dejtonit dhe letra e Kushtetutës”, shtoi Dodik.

“Situata do të ndryshojë në mënyrë dramatike pas 2 majit. Na pëlqeu apo jo. Në marrëdhëniet tona të ndërsjella do të jetë muri i madh kinez. Ne nuk duam të ndajmë ajrin me boshnjakët, e lëre më vlera të tjera. Që i shtyni etiketën e një kombi gjenocidal një kombi të tërë dhe jeni të vetëdijshëm se ai nuk ka ekzistuar, më mirë thënë nuk ka ndodhur kështu”, tha për fund Dodik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori