LAJMI I FUNDIT:

Defekte në rrobat e ‘të dashurës së Tarzanit’ (Foto)

Defekte në rrobat e ‘të dashurës së Tarzanit’ (Foto)

Tarzani mund të jetë larguar nga xhungla, por ai nuk mund t’i rezistojë thirrjes së botës së egër dhe detyrohet të rikthehet në pyjet afrikane, ku e gjen veten në një garë me kohën për të shpëtuar gruan e tij dhe popullin kongolez.

“Legjenda e Tarzanit” quhet filmi, që pati premierën evropiane në Londër. Heroi i xhunglës, John Clayton, i cili interpretohet nga aktori suedez, Alexander Skarsgard, jeton në një vilë në Anglinë Viktoriane dhe është i martuar me Jane, që portretizohet nga bukuroshja Margot Robbie, e cila pati probleme me veshjen e saj në këtë premierë.


mar1

Por një ftesë për në Kongo i kthen ata në pyje, ku u zihet pritë dhe Jane rrëmbehet nga i ligu Leon Rom, të cilit i është ngarkuar detyra t’ia dorëzojë Tarzanin një kryetari fisnor, në këmbim të diamanteve.

Skarsgard, i njohur për rolin e një vampiri në serinë e filmave “True Blood”, iu desh të punonte për fizikun e tij gjatë nëntë muajve të fundit për t’u vënë nën petkun e heroit të xhunglës me zhdërvjelltësinë e një kafshe, por ai pohoi me shaka se nuk kishte ndjekur ndonjë regjim të veçantë.

mar2

“Babai im po xhiron një miniserial në Londër, kështu që unë shkova në shtëpinë e tij dhe kalova 5 ditë i ulur në kolltuk duke ngrënë. Ditë të mrekullueshme”, është shprehur ai, transmeton TCH.

Filmi përfshin një sasi të konsiderueshme efektesh speciale, por për Margot Robbie kjo nuk përbënte ndonjë sfidë të veçantë në sheshxhirim.

mar3

“Ndoshta ju e dini këtë, por ata ndërtuan të gjithë sheshxhirimin, xhunglën, fshatin, qytetin. Kështu që ne nuk e kishim të nevojshme të përdornim shumë imagjinatën”, tha Robbie.

Historia e trilluar e Tarzanit, që bazohet në librat e Edgar Rice Burroughs, është frymëzuar nga jeta e historianit afro-amerikan, George Washington Williams, i cili udhëtoi në Kongo dhe kritikoi Mbretin belg Leopoldi i dytë për trajtimin brutal që i rezervonte popullit kongolez. /TCH/

mar4

Në trend Magazina

Më shumë
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Massimiliano Varrese do të futet në Big Brother VIP Albania? Olti Curri nxit pritshmëri

Massimiliano Varrese do të futet në Big Brother VIP Albania? Olti Curri nxit pritshmëri

Magazina
Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e

Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Kalo në kategori