LAJMI I FUNDIT:

Dëbimi i diplomatëve iranianë nga Shqipëria, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë telefonon Ramën

Dëbimi i diplomatëve iranianë nga Shqipëria, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë telefonon Ramën

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan zhvilloi një bisedë telefonike këtë të enjte me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, bëhet e ditur se Sullivan shprehur mbështetjen  të Shteteve të Bashkuara pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik.


Ata u angazhuan të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin dhe masat e sigurisë kibernetike.

Ndër të tjera, Sullivan shprehu vlerësimin për pritjen bujare nga Shqipëria të shtetasve afganë që kanë ikur nga Afganistani, si dhe u diskutura partneriteti mes dy vendeve për çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë NATO-n.

Kryeministri Edi Rama kërkoi një ditë më parë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pasi u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit./Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori