LAJMI I FUNDIT:

Debati për Byronë shtetërore, helmimet nga uji në Han të Elezit dhe deklarata e ambasadores franceze për liberalizimin e vizave – top lajmet e javës

Debati për Byronë shtetërore, helmimet nga uji në Han të Elezit dhe deklarata e ambasadores franceze për liberalizimin e vizave – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas janë miratuar një sërë projektligjesh që konsiderohen të rëndësishme për sundimin e ligjit, ndërsa ai që ka ngjallur debat ndërmjet pozitës dhe opozitës është Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Po javën që po lëmë pas qindra banorë të Hanit të Elezit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e një helmimi që dyshohet të ketë ardhur nga uji i pijshëm.


E të enjten në Prishtinë, Ambasada e Francës organizoi pritje me rastin e Festës Kombëtare Franceze, ndërsa nuk munguan edhe deklarata për çështjen e liberalizimit të vizave.

Miratimi i disa Projektligjeve në Kuvend – pozita dhe opozita nuk pajtohen rreth Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Javën që po lëmë pas Kuvendi i Kosovës ka miratuar në sërë Projektligjesh të cilat vlerësohen me rëndësi për sundimin e ligjit nga radhët e pozitës, por për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nuk po mendon njëjtë edhe opozita.

Kuvendi të enjten miratoi në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.

Në lexim të dytë u miratua edhe Projekt-kodi i Procedurës Penale si dhe Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës / Foto: Ridvan Slivova

Pas miratimit të këtyre projektligjeve, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur që në dy javët e fundit në Kosovë janë miratuar disa ligje që siç ka thënë, janë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian.

Këtu ai ka përmendur Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë dhe Kodin e ri për Procedurën Penale.

Në një postim në Twitter, Szunyog ka thënë se miratimi i këtyre ligjeve paraqet një hap kyç legjislativ në garantimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tutje, ka thënë se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe punën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Projektligji që ka ngjallur më së shumti debat ndërmjet pozitës dhe opozitës është ai për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili u votua me 58 vota për dhe 3 abstenime.

Votohet në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore, opozita nuk mori pjesë në votim
Lexo po ashtu Votohet në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore, opozita nuk mori pjesë në votim

Partitë opozitare nuk morën pjesë në votim, pasi që patën kundërshtime të ashpra rreth këtij Projektligji.

Ndërkaq, vet kryepalamentari Glauk Konjufca ka abstenuar në momentin kur është hedhur në votim Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Do të abstenoj edhe sot, sepse më duket korrekte që meqë vet e kam dërguar të pres përfshirjen e këtyre opinioneve të Komisionit të Venecias nga komisioni funksional, dhe jam shumë i bindur që këtë punë mund ta kryej komisioni funksional. Komisioni i cili e trajton mendoj që e ka aftësinë me i përfshi këto opinione të Komisionit të Venecias”, ishte shprehur Konjufca.

Helmimet nga uji në Han të Elezit

Qindra qytetarë të komunës së Hanit të Elezit që nga e diela kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në në këtë komunë si pasojë e një helmimi që dyshohet të ketë ardhur nga uji i pijes.

E Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, ka bërë të ditur se mostrat e ujit që janë marrë për analiza fiziko-kimike në dy fshatra të Hanit të Elezit, kanë rezultuar në përputhshmëri me standardet e parapara me UA 16/2012.

“Për analiza fiziko-komike dhe bakteriologjike janë marrë mostra në fshatin Gorancë, tek rezervuari kryesor i cili futet me rënie të lirë në rrjetin shpërndarës të fshatit dhe në disa shtëpi private që furnizohen me ujë nga ujësjellësi lokal i fshatit, të cilat janë analizuar në Qendrën Laboratorike Testuese në IKSHPK-së. Dy mostra të ujit të marra në fshatin Seqishtë dhe Gorancë me datë 11.07.2022, sipas aspektit fiziko-kimik janë në përputhshmëri me standardet e parapara me UA 16/2012”, thuhej në njoftim.

Helmimet nga uji në Han të Elezit, nga analizat e kryera janë gjetur baktere të gjalla si Streptokoku dhe Escherichia coli
Lexo po ashtu Helmimet nga uji në Han të Elezit, nga analizat e kryera janë gjetur baktere të gjalla si Streptokoku dhe Escherichia coli

Më tej në njoftim bëhet e ditur se nga aspekti mikrobiologjik në mostrën e ujit të marrë në fshatin Seqishtë janë prezentë numri i tërësishëm i baktereve të gjalla, ndërsa në mostrën e ujit të marrë në fshatin Gorancë janë prezentë numri i tërësishëm i baktereve të gjalla mbi normat e lejuara dhe Streptokoke me prejardhje fekale.

“Nga mostrat e fecesit të rasteve simptomatike janë izoluar E.coli Enteroaggregative (EAEC) dhe Norovirus GI/GII”, thuhet në njoftim.

Të gjitha rastet ishin nga fshati Gorancë dhe kishin simptomatologji të njëjtë me: ethe, temperaturë, kokëdhembje, mundim, vjellje dhe barkqitje.

Nga banorët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore nuk ka të hospitalizuar dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Deklarata e ambasadores franceze në Kosovë për çështjen e liberalizimit të vizave

Të enjten në Prishtinë, Ambasada e Francës organizoi pritje me rastin e Festës Kombëtare Franceze, ndërsa nuk munguan edhe deklarata për çështjen e liberalizimit të vizave.

Mbajtja e samitit të BE-së në qershor të këtij ndonëse nuk pati lëvizje konkrete, ngjalli shpresa se ka hapa pozitivë drejt liberalizimit të vizave.

Pritja me rastin e Festës Kombëtare Franceze

Ndonëse Komisioni Evropian ka theksuar dy herë se Kosova ka përmbushur kriteret për liri të lëvizjes, është vendi i vetëm në Evropë qytetarët e së cilës nuk gëzojnë liberalizimin e vizave.

Liberalizimi i vizave në tryezën e diskutimeve evropiane, në kushte më të favorshme se asnjëherë më parë – deklarata e ambasadores franceze në Kosovë  
Lexo po ashtu Liberalizimi i vizave në tryezën e diskutimeve evropiane, në kushte më të favorshme se asnjëherë më parë – deklarata e ambasadores franceze në Kosovë  

E në pritjen e organizuar nga ambasadorja franceze Marie-Christine Butel nuk u la pa u përmendur kjo çështje.

Diplomatja franceze tha se për Kosovën është bërë përparim i dukshëm në çështjen e liberalizimit të vizave, megjithëse nuk iu dha drita e gjelbër nën presidencën franceze.

“Për Kosovën është bërë përparim i dukshëm në çështjen e liberalizimit të vizave. Në të vërtet diskutimet që u zhvilluan nën presidencën franceze, gjatë takimit të Këshillit Evropian të 23 qershorit kanë vënë themelet për shtyrjen përpara të kësaj teme, gjithmonë duke marrë parasysh shqetësimet tona sa i përket migracionit dhe sigurisë. Në fakt çështja e liberalizimit të vizave është rikthyer qartë në tryezën e diskutimeve evropiane, në kushte më të favorshme se asnjëherë më parë. Është gjithashtu rezultat i punës së bërë nga Kosova për të qenë më proaktive në skenën ndërkombëtare”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori