LAJMI I FUNDIT:

Debat virtual mes Arbana Xharrës dhe Sellmës, përfshihen edhe Adelina Ismaili, Valdrin Sahiti e Fisnik Ismaili

Debat virtual mes Arbana Xharrës dhe Sellmës, përfshihen edhe Adelina Ismaili, Valdrin Sahiti e Fisnik Ismaili

Ka nisur gjithçka nga një koment i ish-gazetares, Arbana Xharra për aktoren Meghan Markle, por ka përfunduar në një debat virtual mes disa fytyrave publike në vend.

Xharra gjatë ditës së djeshme (e shtunë) kur Princi Harry dhe Meghan Markle kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, ajo publikoi në rrjetin social Facebook një fotografi të Meghanit nuse, ndërsa shkruante në mbishkrimin e saj se femrat mund të duken të bukura edhe pa makijazh, dhe më pas ka përmendur në status grimeren e njohur kosovare, Sellma Kasumoviq.


E kjo e fundit duket se nuk e ka duruar dot statusin e ish-gazetares, ndërsa ka vendosur të reagojë përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.

“Ai momenti kur nje e ashtuquajtur krijese qe ka ndrru pamje rruges, ta përmend emrin per me fitu vota (sepse as familjaret nuk ia njohin arritjet), plus koment dukeshen nga 5 mije km largesi. Duhet me pas guxim per me komentu fshehtesite e makeupit, e posaqerisht te operacioneve plastike. Hajde flasim per politike, atje ku sukseset e tua kane lene gojëhapur Meghanin e Princat ose @arbanaxharra, eja te studio Sellma, te bejme te dukesh femer (per Princeshe ki pune ne klinika)”(sic.), ka shkruar Sellma në InstaStory.

Foto: Sellma Kasumoviq/InstaStory

E çuditshme më pas ka qenë edhe përfshirja e këngëtares së njohur, Adelina Ismaili, e cila mbrëmë shënoi rikthimin e saj me një projekt të ri muzikor të titulluar “T’iqja”.

Premierë: Adelina Ismaili i rikthehet muzikës me klipin e ri "T'iqja"
Lexo po ashtu Premierë: Adelina Ismaili i rikthehet muzikës me klipin e ri "T'iqja"

Ismaili publikoi në InstaStory gjithashtu një shkrim falënderues për Sellmën, teksa tërthorazi thumbonte ata që e kritikojnë grimeren e njohur kosovare.

“Fitimtarët fokusohen në fitore. Dështakët, fokusohen në fitimtarët. Sigurohu që e ‘puthin’ tokën me buzëkuqin e Sellmas të vendosur dhe vazhdo ti mësosh se si ta ndjejnë bukurinë. Të dua, fitimtarja ime Sellma”, shkruan Adelina Ismaili në InstaStory.

Foto: Adelina Ismaili/InstaStory

Në mbrojtje të Sellmës ka dalë edhe stilisti i njohur, Valdrin Sahiti. Ai ka shkruar me ironi në InstaStory se tani e tutje kritikat për stil dhe veshje ua kanë lënë “politikanëve”, duke iu referuar qasjes së re që Arbana ka tash e një vit si anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Tash e tutje nga sot, përcaktimin e trendeve dhe normave do i kalojme tek disa ‘politikane’ te cilat ne punen e tyre kane arrit sukses te jashtezakonshem”, ishte njëri prej postimeve që Valdrini bëri në Instagram, duke vazhduar më pas me: “Fillimisht duhet te merret pëlqimi i te gjitheve, a jemi per… Duhet te bejme nje hulumtim te vogel ne lidhje me lookun e saj, prezantimet publike dhe bagazhin ne kete sfere”, ka shkruar Valdrin Sahiti.

Foto: Valdrin Sahiti/InstaStory

Kundër gjithë këtyre replikave, gazetarja Arbana Xharra ka reaguar sërish përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Ajo tha se kësaj here qenkan mobilizuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe artdashësit e Sellmës që të kundërshtojnë kritikën e bërë nga ajo.

“Qenkan mobilizu gjitha Sellmat me fytyrat si pista te atyre aeroplaneve te rende rus qe bajne gje te gjalla per ne Sibiri e Kazakistan 😂Pse qenka blasfemi te kritikosh kete maskarade makupesh qe ndodhe – krejta dukeni te nje nene dhe nuk eshte ekologjike me gjithe ato ngjyra qe iu bejne si Frankeshtajni … dhe mos shtyni te flas vertet per „deshtime“ se ne dhoma msheleni”, ka shkruar Xharra më tej.

E i fundit që ka vendosur të reagojë rreth këtij debati virtual është deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili.

Fisniku i cili disa herë ka pasur përballje virtuale me Arbanën, tha se ende nuk e ka të qartë se si Arbana ka marrë guximin të kritikojë dikë për grim, kur ajo vet ka kryer operacion plastik në hundë.

” S’di qysh mundet Arbana Xharra me e kritikue dikon që shpenzon pare për me u dukë ma bukur, kur vet ka shkue e ka ba hundën operacion plastik. S’un i shëron komplekset tua, oj bijo, tuj i përqeshë tjerët, jo. Oh, the irony…”, (sic.), ka shkruar Fisnik Ismaili në Facebook.

Kujtojmë që Arbana Xharra kishte deklaruar kohë më parë në një intervistë se operimin në hundë e ka kryer për shkaqe shëndetësore.

Duket se ky debat i gjatë virtual i nisur nga një status me emra të etiketuar, ka përfunduar me thumba e kritika me përfshirjen e shumë prej figurave publike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Magazina
Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Magazina
Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Magazina
Meghan Markle bëhet xheloze, i kërkon një gruaje të mos pozojë për foto pranë Princit Harry

Meghan Markle bëhet xheloze, i kërkon një gruaje të mos pozojë për foto pranë Princit Harry

Magazina
Trondit Jetmiri: Do ta lë programin, do ta bëjë tërmet të martën... do t'i them të gjitha

Trondit Jetmiri: Do ta lë programin, do ta bëjë tërmet të martën... do t'i them të gjitha

Magazina
Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Magazina
Kalo në kategori