LAJMI I FUNDIT:

Debat me komunitetin e biznesit për Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal

Debat me komunitetin e biznesit për Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal

Për draftin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal, 2016-2018, është mbajtur një debat publik me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit të Komunës së Podujevës.

Në debatin e mbajtur sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës, draftin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal, 2016-2018 (SZHEL), para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit e ka prezantuar Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Zhvillimit Ekonomik, Avni Fetahu, i cili tha se kompania Management and Development Associates (MDA) dhe ekzekutivi i Komunës kanë punuar në hartimin e (SZHEL), e cila ndihmon për zhvillimin ekonomik të Komunës.
Drejtori Fetahu tha se Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal, 2016-2018 është një dokument i bërë me përkushtim dhe në harmoni me mundësitë buxhetore komunale, duke u bazuar edhe në Kornizën Afatmesme Buxhetore.


“Ky dokument është një bazë e mirë për zhvillimin ekonomik të Komunës dhe determinon aktivitete dhe projekte zhvillimore me fokus të veçantë në bujqësi, infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi cilësore”, tha drejtori Fetahu.
Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit duke marrë pjesë në debat adresuan kërkesa dhe plotësime, që duhet të përfshihen në Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2016-2018.

Drafti i Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2016-2018 me vendim të Kuvendit Komunal të Podujevës, më 29 janar 2016 është nxjerr në diskutim publik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ekonomi
Kalo në kategori