LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër – Xhuli Nura shpërthen në lot: Vedati të më kërkoj falje publike për epitetin ‘komandante e Dubait’

Debat i ashpër – Xhuli Nura shpërthen në lot: Vedati të më kërkoj falje publike për epitetin ‘komandante e Dubait’

Darka e të nominurave të kësaj jave në Big Brother VIP Kosova ka ngjallur një tjetër debat në mes të Vedat Bajramit dhe Xhuli Nura.

Teksa po diskutonin rreth temave të ndryshme, ishte Vedati ai që në një momente iu referua Xhulit me epitetin “komandante e Dubait”.


Kjo bëri që Xhuli të revoltohet dhe e njëjta tema u rikthye edhe në spektaklin e sotëm (e premte).

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Teksa po debatonte rreth kësaj, Xhuli ka shpërthyer në lot duke thënë se është e prekur nga epitete që Vedati i ka vendosur disa herë.

“Prej kur ka ndodhur darka nuk kam qenë mirë dhe është shumë e vështirë të flas për gjëra të tilla, me gjithë respektin që kam për një personazh kaq të madh për të gjithë shqiptarët, për këto 23 vite karrierë që ka Vedati i “Stupcave” që është një personazh që ne jemi bashkuar më shumë me Kosovën dhe Shqipërinë duke shikuar në YouTube humorin e tij, një mashkull që është baba i dy vajzave që e ka shëtitur botën dhe duhet të jetë i hapur të mos e paragjykojë askënd dhe vjen në Big Brother duke na treguar neve vajzave nivielin, që nuk jemi në nivel të tij dhe të vajzave jashtë, mua më ka thënë që nuk je as ‘miss kamioni’, por ofendimi më i madh ka qenë ku më tha ‘komandant Dubai’ kur ne të gjithë e dimë që Dubai nuk e ka një epitet të mirë”, u shpreh Xhuli.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Nura tutje tha se kërkon nga Vedati që t’i kërkoj falje publike për ofendimin e fundit që i bëri.

"Je burrë, rrijë fjalës" - Stresi dhe Vedati 'përplasen' sërish
Lexo po ashtu "Je burrë, rrijë fjalës" - Stresi dhe Vedati 'përplasen' sërish

“Unë vijë nga familje e edukuar dhe me vlera të larta, nuk më ke ofenduar vetëm mua, unë e kam filluar karrierën duke pastruar WC e marketeve si një vajzë 10 vjeçare dhe sot jam drejtoreshë e një kompanie, nuk ka punë të keqe, ti nuk mundesh me ma prish imazhin që e kam punuar 20 vite, as ty as askënd nuk e toleroj, unë kërkoj që Vedati të më kërkoj publikisht falje sepse unë nuk mund të jetoj në të njëjtën çati me këtë person”, tha tutje modelja nga Drenica. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Kalo në kategori