LAJMI I FUNDIT:

Deamishel për Luiz Ejllin: Nuk është lojtar i fortë

Deamishel për Luiz Ejllin: Nuk është lojtar i fortë

Banorja e Big Brother VIP, Deamishel, ka folur së fundmi për lojën që po bën Luiz Ejlli në Big Brother VIP.

Ajo thotë se nuk e konsideron lojtar të fortë për faktin se beson 100 për qind në gjërat që thotë vetë në lidhje me konkurrentët e tjerë.


Në një bisedë në oborr të shtëpisë më të famshme në Shqipëri me Oltën dhe Kristin, biondja thekson se nuk ia ka qëlluar në shumë raste rreth ngjarjeve që kanë ndodhur.

Foto: Screenshot/Instagram

“Unë e di për të gjithë kur hyjnë kur dalin. Po si e di, e vendos ti. Për mua e ke vendosur shumë herë që do të dilja, nuk kam dalë. Nuk është aq lojtar i fortë se nuk e ndryshon atë gjënë e vetë asnjëherë”, tha ajo fillimisht.

‘Sfida me litar’ - Luizi revoltohet me Ermionën pasi u largua nga loja: Do ma paguash këtë që bëre
Lexo po ashtu ‘Sfida me litar’ - Luizi revoltohet me Ermionën pasi u largua nga loja: Do ma paguash këtë që bëre

“Beson 100 për qind te ato që thotë. Unë ia jap provat vazhdimisht që ia them”, vazhdoi më tej Deamishel.

Dea ka pasur disa herë përplasje me Luizin, sidomos në rastin kur nga një nominim që bëri u largua Efi Dhedhes.

Kjo pasi Efi ishte një aleate e Luizit dhe një bashkëpunëtore e fortë në këtë lojë. /Telegrafi/