LAJMI I FUNDIT:

De Rossi i bashkohet stafit të Mancinit te Kombëtarja e Italisë

De Rossi i bashkohet stafit të Mancinit te Kombëtarja e Italisë

Daniele De Rossi është emëruar si trajneri i ri teknik i Italisë dhe do të bashkohet me stafin e Roberto Mancinit në Coverciano.

Ish-kapiteni i Romës nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të filluar karrierën e tij si trajner dhe ish-përfaqësuesi i Italisë ka pranuar mundësinë nga FIGC me Azzurrët.


Ai do të punojë së bashku me Mancinin me skuadrën kombëtare, si një trajner teknik dhe do të mësojë ‘hilet e zejes’ nga krye-trajneri aktual.

De Rossi po përgatitet të jetë trajner në Evropë, por ka kritika për Italinë: Ka stadiume që po copëtohen dhe skuadra me futboll shumë të keq
Lexo po ashtu De Rossi po përgatitet të jetë trajner në Evropë, por ka kritika për Italinë: Ka stadiume që po copëtohen dhe skuadra me futboll shumë të keq

“Jam krenar që fillova këtë karrierë të re me ekipin kombëtar dhe falënderoj Presidentin Gabriele Gravina dhe trajnerin Mancini për besimin dhe mundësinë”, ka thënë fillimisht De Rossi për faqen zyrtare të FIGC.

“Do të jetë emocionuese të kthehem në Coverciano, që për mua do të thotë të kthehem në shtëpi dhe të gjej shumë ish kolegë dhe miq në stafin dhe grupin. Mezi pres të filloj”, përfundoi italiani.

Për ardhjen e De Rossit te Italia ka folur edhe trajneri Mancini, i cili e mirëpret me kënaqësi.

“Jam shumë i kënaqur që Daniele bashkohet me grupin tonë, jam i sigurt se ai do të jetë në gjendje t’u japë djemve një kontribut të rëndësishëm dhe shpresoj që përvoja e tij e parë të jetë e dobishme për të ardhmen”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori