LAJMI I FUNDIT:

De Rossi po përgatitet të jetë trajner në Evropë, por ka kritika për Italinë: Ka stadiume që po copëtohen dhe skuadra me futboll shumë të keq

De Rossi po përgatitet të jetë trajner në Evropë, por ka kritika për Italinë: Ka stadiume që po copëtohen dhe skuadra me futboll shumë të keq

Daniele De Rossi është njëri nga mesfushorët më të mirë në histori të futbollit italian.

Legjenda e Romës është përshëndetur me futbollin vitin e kaluar, kur kaloi gjashtë muajt e fundit të karrierës te Boca Juniors.


Megjithatë ai u rikthye në Itali dhe tani po mendon që të fillojë t’i marrë licencat për të punuar si trajner në të ardhmen.

37-vjeçari ka thënë se është duke studiuar për një gjë të tillë dhe se eksperienca e tij e parë do të jetë në Evropë, por një ditë thotë se ëndërron ta drejtojë Boca Juniorsin.

“Tani jam duke studiuar për të qenë trajner dhe eksperienca ime e parë do të jetë në Evropë. Por, nëse do të më duhet të kaloj Oqeanin, do ta bëja vetëm për Boca Juniorsin, pasi do të më pëlqente të trajnoja një ditë atje”.

“Është pak e çuditshme të flas për karrierën si trajner, kur ende nuk kam licencën, por, nëse nuk do të ishte për pandeminë, tani edhe mund të kisha dokumentet për ta bërë”.

“Megjithatë, besoj se pas disa muajsh do të nis të punoj. Në mes të dhjetorit kam nisur kursin dhe e bëj nëpërmjet kompjuterit. Por, që në fund të shkurtit besoj se do të jemi në Firencë në Coverciano edhe pse nuk e dimë se pandemia i ka ndryshuar të gjitha”, deklaroi De Rossi.

Tutje legjenda italiane ka përmendur edhe trajnerët më të mirë që ka pasur, duke veçuar spanjollin Luis Enrique.

“Të gjithë trajnerët që kam pasur kanë lënë gjurmë, disa më kanë gjëra të cilat nuk mund t’i them. Duhet të mësojmë nga gabimet e të tjerëve dhe të vetes”.

“A i që më ka bërë të dashurohem në fushë ka qenë Luis Enrique, një trajner i thjeshtë si person, por me një kod. Ai më mësoi të menaxhoj grupin, të respektoj trajnerin dhe shokët. Gjithashtu më ka mësuar edhe të menaxhoj topin edhe pse isha 29 apo 30-vjeç. Kam kaluar vite të bukura me Spalletin apo edhe Konte që janë fenomenë në pankinë”, vazhdoi De Rossi.

Krejt në fund ai ka folur për aventurën e shkurtër në Argjentinë te Boca Juniors, por në anën tjetër ka kritikuar edhe stadiumet në Itali dhe disa skuadra që sipas tij nuk mund t’i shoh me sy duke luajtur.

“Në fillim mendoja se futbolli argjentinas mund të ishte shumë mbrapa, si nga ana teknike, po ashtu edhe nga ajo taktike, por edhe në fushë apo në stadium, por gjeta një futboll dinjitoz”.

“Në Italia ka stadiume që janë duke iu rënë copat dhe skuadra të cilat nuk shihen me sy se luajnë keq”, përfundoi ish-kapiteni i Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori