eksperti ad

Shumë yje u larguan nga Seria A gjatë verës, dhe me më të shtrenjtit ishin Matthijs de Ligt, Kalidou Koulibaly dhe Gianluca Scamacca.

Shumë lojtarë të mëdhenj u larguan nga Italia në afatin kalimtar të verës, duke iu bashkuar klubeve të mëdha nëpër Evropë.

De Ligt ishte shitja më e madhe në Itali në afatin kalimtar të verës. Mbrojtësi holandez iu bashkua Bayern Munichut nga Juventusi për 67 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, ndërsa  Juventusi e zëvendësoi me Gleison Bremer.

Braziliani është shitja e dytë më e madhe e afatit kalimtar të verës në Serie A, por Bremer nuk është larguar nga Seria A dhe nuk ka ndryshuar as qytet, pasi ka shkëmbyer Torinon me rivalët e tyre të qytetit, Juventus.

Kalidou Koulibaly dhe Gianluca Scamacca fluturuan për në Londër, duke iu bashkuar Chelseat dhe Ëest Ham respektivisht.

Sulmuesi italian ishte gjithashtu në bisedime me PSG-në, por Sassuolo përfundimisht arriti një marrëveshje me ‘Çekanët’, të cilët, sipas drejtorit të Sassuolos, Giovanni Carnevali, ishin 'një opsion më i mirë' për italianin.

Më poshtë i gjeni shitjet më të mëdha në Serie A.


Shitjet më të mëdha në Serie A (top 10) Matthijs de Ligt: Juventusi - Bayern Munich (67 milionë euro + 10 milionë euro bonuse) 

03 de ligt transfer 190722 fcb

Bremer: Torino - Juventus (51 milionë euro)

Bremer Arrivabene

Kalidou Koulibaly: Napoli - Chelsea (38 milionë euro + 2 milionë euro bonuse)

koulibaly 2

Gianluca Scamacca: Sassuolo - West Ham (36 milionë euro)

scamacca1

Fabian Ruiz: Napoli - PSG (23 milionë euro)

RUIZ

Ederson: Salernitana - Atalanta (21 milionë euro)

EDERSON

Nahuel Molina: Udinese - Atletico Madrid (20 milionë euro)

molina 1

Arthur Theate: Bologna – Rennes (19 milionë euro)

Arthur Theate

Destiny Udogie: Udinese - Tottenham (18 milionë euro)  

Udogie

Aaron Hickey: Bologna – Brentford (16.5 milionë euro)

hivkey


/Telegrafi/

telegrafi sport app