LAJMI I FUNDIT:

De Boer ndihet më i lehtësuar pas fitores

De Boer ndihet më i lehtësuar pas fitores

Frank de Boer ka pranuar se ndihet më stabil në bankën e Interit pas fitores prej 2-1 kundër Torinos.

Trajneri holandez e kishte të rrezikuar postin e tij te Nerazzurrët, mirëpo tash ndihet më i lehtësuar falë dy golave të Mauro Icardit.


“Është normale që pas tri humbjesh radhazi, duhet të fitosh. Jam krenar me lojtarët e mi dhe dua ta shoh këtë qëndrim gjithmonë”.

Icardi i hesht kritikët, Interi u rikthehet fitoreve (Video)
Lexo po ashtu Icardi i hesht kritikët, Interi u rikthehet fitoreve (Video)

“Ia lejuam vetëm dy apo tri raste Torinos dhe ato ishin nga gabimet tona. Mbështetja e klubit është shumë e rëndësishme, por gjithçka fillon nga qëndrimi i skuadrës”.

“Kam shumë besim te ekipi dhe tifozët na kanë mbështetur sonte (e mërkurë), prandaj jam shumë krenar”, ka deklaruar De Boer për Mediaset Premium. /Telegrafi/