LAJMI I FUNDIT:

Davide Ancelotti: Shumë më tepër se djali i Carlos te Real Madridi

Davide Ancelotti: Shumë më tepër se djali i Carlos te Real Madridi

Seancat stërvitore në Valdebebas ishin të mbyllura sikur të fshihnin formulën e Coca-Cola, por seancat e hapura të Real Madridit në UCLA gjatë turneut të tyre parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar një fakt interesant për mediat dhe tifozët.

Ka pasur shumë për të parë dhe dëgjuar – për shembull përfshirja dhe ndikimi i Davide Ancelottit, i cili është shumë më tepër se djali i Carlos.


Një nga herët e para kur kjo u bë e qartë ishte në muajin dhjetor, gjashtë muaj pas kthimit të tij në Real Madrid dhe katër muaj pas fillimit të sezonit. Papritur, në prag të derbit në Santiago Bernabeu, Davide iu afrua Karim Benzemas.

Jo se Benzema kishte nevojë për udhëzime, por ndihmës-trajneri i shpjegoi atij se si mbrojtja e Atletico Madridit mund të shembet dhe sa vdekjeprurëse do të ishte të luante francezi disa metra në gjerësi.

Davide Ancelotti është truri i Real Madridit në prapaskenë
Lexo po ashtu Davide Ancelotti është truri i Real Madridit në prapaskenë

Në minutën e 12-të, me rezultatin 0-0, Vinicius Junior vrapoi, ngriti kokën, lexoi lëvizjen e sulmuesit francez dhe asistoi në golin e Benzemas.

Përgatitjet parasezonale po tregojnë shenja të ngjashme, pasi ne po shohim një Davide në kontroll dhe intensiv deri në pikën që i kërkon Carlos t’i kalojë topat për një stërvitje.

Të gjithë janë të kënaqur sepse lidhja mes stafit është thuajse perfekte dhe e natyrshme, ku fjalën e kanë edhe figura të tjera si trajneri i portierëve Luis Llopis.

Kush është Davide Ancelotti?

Davide për herë të parë shkeli në Ciudad Real Madrid në vitin 2013 si asistent i trajnerit të fitnesit.

Real Madridi është i kënaqur me të, duke e konsideruar djalin e Ancelottit si një profesionist të palodhur, i mësuar të kalojë 12 orë në ditë në terren.

Gjithmonë duke ndjekur gjurmët e babait të tij, i cili si futbollist dhe trajner ka eksploruar çdo aspekt të futbollit, Davide kishte bërë më parë rrugën e tij në akademinë e të rinjve të Paris Saint-Germain.

Më pas, në Bayern Munich ai u promovua në krahun e djathtë të Carlos. Ky do të jetë pozicioni i tij derisa babai i tij të pensionohet, me sa duket pas përfundimit të periudhës së dytë si trajner i Real Madridit.

Ai u përdor mirë në Napoli dhe Everton dhe u bë trajneri i dytë më i ri në historinë e Ligës Premier.

Me shkëlqimin e tij, duke luajtur ndihmësin e mirë, por edhe duke ditur të vendosë kufij, ai ka fituar zemrat e lojtarëve në zhveshtore dhe ka humbur etiketën e ‘djalit të shefit’.

Ndërkohë, aftësia e tij për të folur italisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht dhe anglisht lehtëson komunikimin me lojtarët, klubin dhe stafin.

Në prill ai pati një ditë të çuditshme, pasi nuk ishte në gjendje të mbulonte Carlon, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, pasi Davide nuk kishte një licencë UEFA PRO.

Si lojtar, djali i Ancelottit u ngjit në radhët e skuadrës së AC Milan Primavera dhe provoi fatin e tij në huazim në Serie D.

Tani një trajner i suksesshëm, në qershor u martua me artisten nga Andaluzia, Ana Galocha, me të cilën ka dy djem, Lucas dhe Leonardo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori