LAJMI I FUNDIT:

David Ospina e thyen Lionel Messin me një lëvizje të bukur – argjentinasin nuk e mbajë këmbët

David Ospina e thyen Lionel Messin me një lëvizje të bukur – argjentinasin nuk e mbajë këmbët

Portieri i Napolit, David Ospina ka arritur të bëjë një lëvizje të bukur dribluese përballë Lionel Messit, në pjesën e parë.

Nga lëvizja e bukur e portierit, argjentinasi magjik, që zakonisht i bën këto gjëra, është rrëzuar në tokë.


E gjithë kjo ka ndodhur në pjesën e parë kur rezultati ishte 0-0.

Dries Mertens pastaj e ka kaluar në epërsi Napolit, ndërsa Antoine Griezmann ka barazuar në pjesën e dytë.

Ospina mori një topin në zonën e tij dhe arriti të shmangë Messin në një zonë të ngutshëm, i cili pastaj rrëshqiti, duke ngjalluar edhe reagime te tifozët.

Kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale, sidomos në Twitter për driblimin e ish-portierit të Arsenalit.

/Telegrafi/