LAJMI I FUNDIT:

David dhe Victoria Bekcham shijojnë pushimet në Miami me jahtin e tyre afro gjashtë milionë eurosh të sapo blerë nga ish-futbollisti

David dhe Victoria Bekcham shijojnë pushimet në Miami me jahtin e tyre afro gjashtë milionë eurosh të sapo blerë nga ish-futbollisti

Victoria Beckham u kthye në kohën kur ishte pjesë e “Spice Girls” teksa u shfaq e veshur me një mini fustan të zi të vogël për të shijuar një lundrim në superjahtin e ri në vlerë pesë milionë funte (5.9 milionë euro) të bashkëshortit David të martën.

Dizajnerja e modës, 47 vjeçe, dhe partneri i saj, futbollisti 46 vjeçar, u shoqëruan nga prindërit e saj Anthony dhe Jackie Adams në anijen 93.5 metra, të quajtur Seven, ndërsa përgatiteshin të niseshin nga vendi ku ishte ankoruar në Miami, shkruan DailyMail.

Dhe çifti ishte mjaft mikpritës për të ftuarit pasi u panë duke u shërbyer pije në një tabaka argjendi nga stafi përpara se të niseshin përfundimisht në një mini-lundrim në perëndim të diellit në Florida Keys në bordin e Riva Argo të prodhimit italian.

U raportua muajin e kaluar se David kishte ‘trajtuar veten’ me anijen luksoze të cilën ai e ndihmoi në projektimin e saj pasi u frymëzua nga shëtitjet e tij detare me Elton John dhe David Furnish – të cilët shpesh pushojnë në det.

Në verë, Davidi u pa në selinë e një kantieri detar italian “Ferretti” në Forli, ku shikoi jahtet dhe tani futbollisti po shijon blerjen e tij të re me gruan dhe vjehrrit e tij.

Një burim i tha tabloidit The Sun muajin e kaluar: “David shikoi disa jahte gjatë verës dhe vendosi të investonte. Ai ndihmoi vetë në projektimin e varkës dhe ka qenë jashtëzakonisht i kujdesshëm me gjithçka”.

“Nuk është një super-jaht i stilit oligark, por është ende luksoz sipas standardeve të kujtdo. Ai u frymëzua pas pushimeve me Elton dhe David në varkën e tyre – dhe e do jetën në ujë”, tha burimi.

“Do të ketë një zonë ku fëmijët do të zhyten në ujë dhe anija do të jetë një bazë e shkëlqyer për të gjithë familjen Beckham që të kenë pushime magjike jashtë vendit”, thuhej tutje.

David me krenari e quajti anijen e tij sipas numrit të tij ikonik të fanellës që mbante për gjashtë vjet ndërsa luante për Manchester United, ai gjithashtu mbante numrin shtatë për ndeshjet ndërkombëtare për Anglinë.

“Seven (Shtatë)” ka gjithashtu ka një kuptim të veçantë për Davidin dhe Victorian, pasi është edhe emri i mesëm i vajzës së tyre Harper, 10 vjeçe.

Anija mund të strehojë deri në 10 të ftuar në pesë dhoma gjumi, me katër anëtarë të ekuipazhit në bord të gatshëm për të shërbyer çdo nevojë të familjes së famshme.

Jahti ka një shpejtësi lundrimi prej 20 nyjesh dhe shkon deri në shpejtësinë maksimale prej 30 nyjesh, ndërsa mund të përshkojë një distancë prej 300 miljesh detare pa pasur nevojë për karburant.

Anija mahnitëse krenohet me një platformë të zgjeruar noti, kuvertë plazhi dhe ka dy motorë që gjenerojnë 2400 kuaj fuqi secili.

Alberto Galassi, shefi ekzekutiv i prodhuesit të anijeve “Ferretti” tha për blerjen e re të Davidit: “Ka kaq shumë çelik në këtë varkë – dhe xham. Jemi të rrethuar me xham. Është një lloj pallati i vogël prej kristali”.

Ai vazhdoi: “Ne shesim emocione, ne shesim kënaqësi, ne shesim një kohë të mirë, ne nuk shesim varka. Ne shesim një mënyrë të këndshme të jetesës”.

Victoria me siguri dinte se si të vishej për të bërë përshtypje për udhëtimin me varkën luksoze, duke e shfaqur fizikun e saj të tonifikuar në një fustan të zi të zbehtë dhe të gjatë deri në kofshë, të cilin e kombinoi me syze dielli të zeza të mëdha.

Ish-këngëtarja i kishte lidhur flokët e saj bisht dhe kishte vënë një makijazh minimal në fytyrë për këtë rast.

Ajo më vonë u mbulua me diçka më të ngrohtë. Ndërkohë Davidi ishte veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra të zeza, të shoqëruara me një kapele të bardhë bejsbolli të vënë nga mbrapa.

Ish-futbollisti dukej në humor të mirë teksa bisedonte i lumtur me familjen e tij në kuvertë.

Mësohet se në bord ishte edhe djali i çiftit, Romeo, 19 vjeç, së bashku me të dashurën e tij, Mia Regan.

Harper dhe Cruz, 16 vjeç, raportohet se ishin gjithashtu në bord së bashku me mbesën e Victorias, Libby Adams dhe një mik, Ahmed Al-Sibai.

Një burim i tha The Sun për udhëtimin: “David dukej i emocionuar ndërsa hipi në det në bordin e varkës së tij shkëlqyese. Ai donte një jaht për një kohë të gjatë dhe nuk mund të ishte më i lumtur me ‘lodrën’ e tij të re”.

Varka e tyre e re është ankoruar pranë apartamentit të familjes në vlerë prej 19 milionë funtesh në Miami, ku ata kanë shijuar një pushim pas Krishtlindjeve.

Gjatë Vitit të Ri, Victoria publikoi në rrjetet sociale një fotografi të saj dhe Davidit duke u përqafuar në jahtin e pasur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori