LAJMI I FUNDIT:

David Alaba, lideri i ri i mbrojtjes së Real Madridit

David Alaba, lideri i ri i mbrojtjes së Real Madridit

Real Madridi do të luajë ndeshjen e tyre të parë në Santiago Bernabeu në pak më pak se një muaj, kur do të presë Osasuna këtë të mërkurë mbrëma, me heroin e ‘Camp Nou’, David Alaba që pritet të jetë në formacionin fillestar.

Në rast se Carlo Ancelotti nuk vendos të ndërrojë skuadrën e tij dhe të pushojë austriakun, tifozët do të kenë mundësinë të duartrokasin David Alaban pas golit të tij kundër Barcelonës të dielën e kaluar.


Alaba ka arritur të përshtatet menjëherë me mjedisin e tij të ri dhe duket se është trashëgimtari ideal i Sergio Ramos, një prej qendërmbrojtësve më karizmatikë të të gjitha kohërave.

Pasimi i stafetës është kryer çuditërisht natyrshëm, me ish-mbrojtësin e Bayern Munichut që është paraqitur si në qendërmbrojtës ashtu edhe në krahun e majtë deri më tani këtë sezon.

Alaba ka arritur të krijojë një partneritet solid me Eder Militaon, pavarësisht presionit që u është bërë të dy mbrojtësve për të pasuar me sukses dyshen e jashtëzakonshme të qendërmbrojtësve Ramos dhe Raphael Varane.

Ndërkohë Alaba jo vetëm që po tregohet solid në prapavijë, por po kontribuon edhe në sulm, pasi në 11 ndeshje këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime.

Shpejtësia dhe pozicionimi i mirë i 29-vjeçarit shoqërohen me një aftësi të madhe për të mbajtur topin jashtë mbrojtjes dhe për të kontribuar në ndërtimin nga prapa.

Alaba lider

Përtej kësaj, Alaba është tashmë mjaft i sigurt për të demonstruar potencialin e tij ai lider në fushë duke inkurajuar shokët e tij të skuadrës në momentet kur Real Madridi është duke luftuar në lojë.

Edhe pse Karim Benzema konsiderohet si lideri i heshtur i kësaj skuadre të Los Blancos në fushë, Alaba është më i zëshëm, duke i dhënë Militaos këshilla gjatë ndeshjeve.

Pavarësisht se ka marrë një vendim të rrezikshëm për t’u larguar nga Bayern Munich dhe për të dalë nga zona e tij e rehatisë duke kërkuar një sfidë të re në Real Madrid, Alaba duket se po shijon në maksimum çdo moment të aventurës së tij të re. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori