LAJMI I FUNDIT:

Dashuria për profesionin, Shengyl Ismaili: Prej çdo gjëje në jetë do të hiqja dorë, vetëm nga aktrimi asnjëherë

Foto/video: Telegrafi

Shengyl Ismaili është padyshim një prej aktoreve më të mira shqiptare, ajo njihet për role të shumta që kanë lënë gjurmë në kinematografinë e Kosovës, disa nga ta janë “Shtëpia e Agës”, “Zana”, dhe “Një pranverë e paharrueshme në një fshat të harruar”.

Krahas filmit, ajo është edhe aktore rezidente në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e të cilin e veçon më së shumti nga të gjithë, ajo thotë se teatri dhe skena zënë vendin kryesor tek ajo, kjo sepse e bën të lidhet më shumë me publikun, është sfidues, i drejtpërdrejt dhe të jep më shumë emocion.

Pa lënë anash tjera angazhime në seriale dhe televizion, Shengyli në një intervistë për Telegrafin flet për vitin 2021, projektet në të cilat punoi dhe që u realizuan, teksa shpalos planet për vitin 2022.

Si ka qenë viti 2021 për ju?

Qysh jam mësuar me qenë shumë e angazhuar edhe mos me më dalë koha, ky vit ka qenë pak më i qetë se zakonisht, për shkak të pandemisë mu kanë shtyrë shumë projekte, si filmike, si të teatrit, të gjitha janë shtyrë prej janarit dhe tutje, këtë vit më shumë jam marrë me repriza të teatrit edhe me menaxhim të lokalit, kështu që me aktrim ka qenë pak më qetë se zakonisht.

Sa ka qenë sfidues ky vit për ju, duke marrë parasysh që po përballemi me pandeminë COVID-19 tash e dy vite?

Po, aktorët në përgjithësi janë prekur shumë, e kemi ndje në lëkurë pandeminë shumë, se shumica e projekteve tona janë me një numër të madh të njerëzve përderisa sipas ligjit edhe rregullave nuk lejohet një numër i madh i njerëzve në një projekt, dhe kjo ka ndikuar shumë, ka ndikuar që me u shty projektet, do të thotë fusha artistike është e prekur shumë.

Foto: Telegrafi

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit” kundër dhunës me baza gjinore keni realizuar një fushatë që iu adresohet të drejtave të njeriut, si erdhi deri tek pjesëmarrja juaj në këtë projekt?

Ne e kemi obligim, forma e artistëve me tregu revoltën nëpërmjet aktrimit tonë dhe kjo ka qenë forma ime, unë gjithmonë mundona me iu dalë në përkrahje femrave, por jo vetëm femrave, por të drejtave të njeriut në përgjithësi edhe natyrisht që kur mu ofrua ftesa për me e realizu një projekt të tillë sado që ishte e dhembshme me e xhiru, shumë e dhimbshme, natyrisht që pranova sepse duke e marrë parasysh që unë jam fytyrë publike, e kam obligim me përcjell mesazhe sa me shumë që unë mundur, kështu që ke një nismë shumë e mirë, thjeshtë me e përçua një mesazh femrave të cilat kalojnë nëpër një dhunë psikike apo fizike që thjeshtë me iu tregu që kanë ku me u lajmërua edhe me i mbledhë forcat edhe me thirr në numrin 192”.

Si nis dhe si përfundon një ditë e Shengylit?

Kur i kam ato angazhimet që di me i pas zakonisht, përveç kohëve të fundit, unë e nisi ditën shumë herët, në ora 07:00, gjithmonë ia kushtoi një orë ose një orë e gjysmë vetës, atë e kam ligj, do të thotë nëse unë e filloi ndonjë xhirim, ose provat e teatrit në orën 09:00 ose 10:00, unë zgjohem 3-4 orë më herët për me dalë vetë edhe një orë e gjysmë me u marrë veç me veten, e kam gjithmonë, merrem veç me kafe edhe veç me veten, dhe mandej filloi ditën, dhe po shkoi në prova të teatrit, ndërkohë kur kam atje ndonjë pauzë shkoi e përfundoi një xhirim që e kam, në të njëjtën kohë merrem edhe me menaxhim të lokaleve, kështu që di me e angazhuar vetën edhe mos me e lënë veten me pushu, por ai një orë e gjysmë në mëngjes ose kurdo që e gjej është më i miri.

Me çfarë merreni tjetër përveç aktrimit?

Jashtë aktrimit lokalet i dua shumë, shumë shpejt do të hap një, jo sigurisht por po edhe lokalin tim, kam qejf me u marrë me njerëz, kam qejf me u marrë me menaxhim, kam qejf me e pas një lokal timin, këtë e dua më së shumti, pas aktrimit është kjo, nuk di që ka tjetër, muzikën e dua shumë, kam qejf të këndoi ndonjë herë nga pak.

Foto: Telegrafi

Si e shihni ju sot kinematografinë kosovare?

Kinematografia në Kosovë është në ngritje çdo herë e më shumë edhe çdo herë e më shumë po e dëshmojmë që ne dimë me e realizuar filma, që kemi regjisor shumë të mirë, kemi producent shumë të mirë, kemi aktor të jashtëzakonshëm, po nuk ka buxhet, shteti është ai cili nuk bën për këtë fushë aspak, kultura është e lënë shumë pas dore, përderisa unë mendojë që kultura është e vetmja gjë që po i tregon botës që ne ekzistojmë për të mirë dikund, dhe sa i përket politikës vaj halli për neve, do të thotë nuk po na e hap asnjë derë, përkundrazi po na i mbyllë, arti dhe kultura po i tregon botës që vlejmë edhe fatkeqësisht sidomos këtë fushë nuk e konsideron askush si të vlefshme që është shumë e dhimbshme, do të thotë artistët punojnë për pagesa qesharake, regjisorë, producent në përgjithësi fusha e artit, do të thotë ne na mban një vullnet i mirë dhe një dashni, po flas për veten, mua më mban një dashni shumë e madhe për profesionin, do të thotë prej çdo gjëje në jetë do të hiqja dorë, vetëm jo prej profesioni sepse e dua shumë dhe e bëj pa prituar, do të thotë vetëm vullneti shumë i madh dhe dashnia shumë e madhe se sa për si financohemi në është shumë problematike, shumë e vobekët.

A ka arritur të rimëkëmbet arti nga pandemia COVID-19?

Njerëzit po vazhdojnë të punojnë pavarësisht buxhetit shumë të ulët, por natyrisht që është vërejt.

A ka gjetur mbështetje arti nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës?

Unë sa e di jo, unë jam gjithashtu edhe e punësuar në Teatrin Kombëtar, jam aktore rezidente e teatrit, ne kemi vazhdu me i marrë rrogat gjatë pandemisë, mundem me e marrë me mend se si mbijetojnë aktorët, ne jemi 27 aktorë të punësuar në Teatër Kombëtar, të tjerët janë ‘freelancer’ edhe mundem me e marrë me mend se si munden ata me mbijetuar, aktorët të cilët punojnë vetëm me projekte, sa e vështirë është për ta.

Foto: Shengyl Ismaili/Instagram

Prej roleve të shumta që keni luajtur, cilin do ta veçonit më shumë?

Ndoshta do të mund të ndalem tek disa, përndryshe të gjithë rolet janë të veçanta për mua, sepse kjo është e bukura e aktrimit, se mundesh me hy në lëkurën e kujtdo qoftë, edhe në një moment të caktuar je një e varfër, një shumë e pasur, mundesh me qenë një shtrigë, një murgeshë, dhe kjo është e bukura e aktrimit që hynë në lëkurën e çdokujt, po ndoshta prej filmave do të veçoja deri tash rolin te “Shtëpia e Agës” se ka qenë një rol shumë kompleks, shumë i ndërlikuar, edhe jashtëzakonisht i vështirë për mua me u realizu, për shkak se në një far forme në film përfaqësoja grat të cilat kanë qenë të prekura dhe të dhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe natyrisht që aty ishte vetëm një fije e hollë të ndan prej një aktrimi të mirë ose të keq dhe mundesh me e lënduar dikënd, për atë e kam patur shumë të vështirë, sidomos duke e marrë parasysh që unë vetëm i kisha vizituar ato gra paraprakisht, ato zonja dhe kisha shumë ngjarje dhe shumë storje në kokën time, përmbi 200-300, edhe kur dola para kamere dhe kisha një monolog që kjo tregon se çfarë ka ndodh dhe si rezultat i dhunimit e ka një fëmijë, më është dashur mbi 30 dubla me e bërë sepse kam mundur me e realizuar, për atë mbetet një prej roleve më të veçanta për mua dhe më të dhimbshme, plus që premiera e tij ka qenë në “Karlovy Vary”, një prej festivaleve më prestigjioze në Evropë dhe ka shumë gjëra të veçanta ky rol.

Unë jam aktore që i dua revoltat, e thash kjo është forma jonë e vetme, artistët e tregojnë revoltën e tyre në skenë apo para kamerës,  shfaqja “Bordel Ballkan”, një shfaqje që flet për pasluftën tonë, që flet për të vërteta tona, se çka ka ndodhë me popullin tonë pas luftës dhe natyrisht që e vërteta gjithmonë dhemb, edhe ka qenë një prej shfaqjeve që ka bërë revulucion në teatër, ka qenë në repertuar të teatrit dikun tre vite që nuk ndodh shpesh, zakonisht me një vit mbyllet një shfaqje për shkak të numrit të vogël të publikut, përderisa kjo ka vazhduar jetëgjatësinë më shumë, por pikërisht kjo ka fol për të vërtetën  e luftës dhe nëpër çka ka kaluar popullin ynë, kemi patur shumë kërcënime, çdo reprizë duke filluar nga premiera që është dashur me e dhënë me forca policore edhe me çdo reprizë për tre vite rresht, për këtë është shfaqje e veçantë për mua, se flet për një të vërtetë që na pëlqen apo nuk na pëlqen ky është realiteti dhe unë kam qenë pikërisht pjesë e asaj shfaqje që unë kam treguar revoltën si aktore, si Shengyl, pastaj nëpërmjet tekstit që është jap në atë shfaqje, ka plot shfaqje tjera “Shembja e Kullës së Ajfelit” e cila ka shëtitë gjithë Evropën, një shfaqje që flet për ekstremizmin në Kosovë, një shfaqje që ka bërë shumë nëpër festivale të mëdha të Evropës, nuk ka vend nëpër Evropës që nuk kem qenë me këtë shfaqje, faktikisht kjo është e bukura e shfaqjeve të tilla sepse ti ke mundësi nëpërmjet këtyre shfaqjeve me i tregu botës se kush je ti, nëpër çka po kalon, nëpër çka ke kaluar dhe ndoshta ki me kalu prapë.

Cili do të ishte mesazhi juaj për të rinjtë që synojnë të merrem me aktrim?

Ndonjëherë më vjen keq sepse ka shumë aktor dhe pak punë, ndonjëherë më duket mund të jem gabim, por më duket që hyjnë për tu bërë të famshëm, hyjnë menjëherë për të luajtur nëpër seriale edhe unë e kuptoi sepse seriali të lidhë më shumë me publikun se edhe unë vetë kam luajtur në seriale dhe e di si është, por seriali të ofron me një pjesë të publikut, ndërsa teatri me një pjesë tjetër të publikut gjithashtu edhe filmi, kështu që me hy në aktrim se e duan aktrimin, jo për tu bërë të famshëm, fama ckado që e quajmë, unë nuk e quaj me jetu në Kosovë edhe me quajt vetën VIP se di unë nuk e shoh ashtu, ndoshta është ashtu por unë nuk e shoh, VIP je në momentin që të njeh dikush përtej kufijve të Kosovës, sepse brenda është shumë e lehtë, jemi vend i vogël dhe është e lehtë me të njohtë dikush, por iu kisha sygjeru me e dashtë, me hy në aktrim se e duan jo për tu bërë të famshëm, fama vjen me kohë, me punë, përderisa ti punon edhe vazhdon me e dëshmuar se je i mirë si në film apo në teatër.

Foto: Shengyl Ismaili/Instagram

Si një aktore, ku e shihni vetën më shumë, në teatër, në film apo në serial?

Skenën, teatrin për shkak se është gjithçka e drejtpërdrejt edhe aty çdo herë e ki premier, pavarësisht a është repriza e 30 apo 40 për mua është gjithmonë premier sepse publiku gjithmonë dallon, pavarësisht gjendjes emocionale apo fizike se si jam unë duhet me e luajtur si në premierë edhe është shumë sfiduese, përderisa në film e ki një ‘cut’ edhe pse edhe aty është shumë e vështirë sepse kthehesh prapë nga fillimi edhe nganjëherë nuk mundesh me e zënë emocionin qysh e ke pas, por teatri është shumë më sfidues, së paku mua si Shengyl më duket shumë sfidues pikërisht për shkak të asaj që e ke gjithçka të drejtpërdrejt edhe ti po luan, i sheh njerëzit në sy edhe luan për ta, por natyrisht asnjëherë duke mos e anashkaluar filmin, sepse e dua shumë dhe filmi mbetet arkiv për gjithë jetën, e televizionin e kisha lënë të fundit, nuk është që nuk ndihna mirë në seriale, absolutisht ndihna sepse është pjesë e punës time, por e kisha rendit si të fundit. Do të thotë, teatri, filmi edhe serialet.

Ju jeni pjesë e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Sa jeni e kënaqur me prezencën e publikut në shfaqje?

Ne themi nuk ka publik, publiku e din çka don, nëse iu servon diçka të bukur natyrisht që jemi vend që nuk e vizitojmë teatrin, e dimë këtë gjë, por unë mendoi që kur u servon diçka të bukur ata vijnë edhe të shohin, por nëse nuk u servon ata vijnë një herë dhe nuk vijnë më, kështu që pak mbetet te regjisor, te produksionet çfarë lloj shfaqje po prodhojnë që të mund të sjellin publikun afër vetës, publik ka kur ti servon diçka të bukur, gjithmonë ka.

Cilat janë planet e juaja për vitin 2022?

Fillojmë me xhirim të filmit në mars, kam një prej roleve kryesorë në film, do të filloi me diçka që nuk e kam bërë kurrë më herët, që kam refuzuar gjithë jetën me e bë është moderimi, sepse jam kam lënë kur të plakem shumë, dhe ja që arritën me ma mbush mendjen dhe filloi prej shkurtit me moderim, nuk është moderim klasik, kjo është një prej arsyeve pse kam pranuar, mund të jem Shengyli aty, filloi me moderu një emision, kjo është e reja që unë kom me bo diçka që kam menduar me e bë shumë më vonë, kjo është e reja, filmi, pastaj sigurisht që do të kem ndonjë shfaqje të re po besoi pasi jam pjesë e trupës së teatrit sigurisht filloi me ndonjë projekt të ri, ka mundësi që fillojmë një projekt jashtë Kosovës, që është një projekt shumë gjigant, po për këtë pa qenë çdo gjë e sigurt 100 për qind nuk mundem me e thënë, se është shumë e mirë për të qenë e vërtetë, sepse është shumë e madhe.

Mesazhi dhe urimi juaj për shikuesit dhe lexuesit e Telegrafit?

Shpresojë që të na largohet kjo pandemi shumë shpejt edhe të fillojmë të funksionojmë, sepse kam përshtypjen që në secilën fushë funksionimi është përgjysmë nuk është ashtu siç kemi dëshirë ne edhe iu uroi një vit sa më të mbarë, sa më të shëndetshëm edhe të lumtur dhe duajeni njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori