LAJMI I FUNDIT:

Promovohet libri i Behram Hotit

Promovohet libri i Behram Hotit

U promovua libri “Dashuria për vatër dhe atdhe nuk shuhet kurrë”, nga autori Behram Hoti. Me këtë rast u vlerësua veprimtaria e autorit në pajtimin e gjaqeve.


“Autori me profesorin Anton Çettën dhe të tjerët, për të mos u hyrë në hak askujt, me iniciativën e rinisë i kanë kryer të gjitha parapërgatitjet për një bashkim tonin, për ta luftuar një sllavizimin e Kosovës dhe dëbimin e shqiptarëve. Nëse jemi edhe sot bashkë, nuk ka çfarë na bën as Vuçiqi as Daçiqi”, deklaroi aktivisti Jahja Lluka.

Redaktori Fadil Curri tha se libri i profesor Hotit zë një vend të rëndësishëm në letërsinë shqiptare, por edhe me gjerë.

“Shikuar nga aspekti i vlerave letrare, ky libër zë një vend të veçantë në botën e letërsisë sonë. Puna e Bajram Hotit para se gjithash mbështetet në burime”, deklaroi Fadil Curri.

Ndërkaq, redaktori tjetër, Izet Avdyli, foli për veprimtarinë e autorit ku tha: “Autori ka folur si veprimtarë i dalluar i çështjes kombëtare, si një poet dhe prozator i shkëlqyer dhe si publicist. Bajram Hoti qysh në rininë e tij të hershme është shquar nga virtyte të larta si guximi dhe vendosmëria dhe mbi të gjitha atdhedashuria e flaktë”. /RTV Dukagjini/

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
QYSH ATËHERË KJO VAKI PAT MBARUAR

QYSH ATËHERË KJO VAKI PAT MBARUAR

Poezi
Realizmi magjik

Realizmi magjik

Analiza
Kalo në kategori