LAJMI I FUNDIT:

DASH: Rusia me synime keqdashëse ndaj Ballkanit Perëndimor

DASH: Rusia me synime keqdashëse ndaj Ballkanit Perëndimor

Matthew Miller, zëdhënësi i sapoemëruar i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka shpalosur një sërë veprimesh të Shteteve të Bashkuara kundër manovrave keqdashëse ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Miller bën të qartë qëndrimin e SHBA-së për të adresuar dhe shtrënguar llogaridhënien e individëve korruptivë që kërcënojnë integritetin e institucioneve shtetërore nëpër Ballkan.


“Duke iu kundërvënë veprimeve destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, ne njëkohësisht angazhohemi të ndëshkojmë ata aktorë të korruptuar që përpiqen të dëmtojnë fondamentet institucionale të rajonit,” u shpreh Miller.

Në lidhje me këtë temë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ngritur alarmin se ambiciet e gjata të Rusisë po mbeten të pandryshuara dhe ka paralajmëruar për përpjekjet e mundshme ruse për të instiguar një konflikt të ri në Ballkan në të ardhmen e afërt.

“Sot të gjithë po diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme. Por siç kam thënë, nuk është problem i djeshëm, por as nga pardje. Të gjithë e dinë këtë konflikt të vazhdueshëm, por askush nuk dëshiron t’i japë fund. Konflikti në Lindjen e Mesme, prapa saj qëndron Rusia, jemi të sigurt se këtë po e bën me aleatin e saj – Iranin”, tha Zelensky para gazetarëve afrikanë, transmeton Telegrafi.

Zelensky paralajmëroi se Rusia do të nis një luftë në Ballkan, reagon kryeministri kroat
Lexo po ashtu Zelensky paralajmëroi se Rusia do të nis një luftë në Ballkan, reagon kryeministri kroat

Zelensky kërkoi që t’i kushtohet vëmendje Ballkanit, pasi posedon informacione për plane keqdashëse të Rusisë.

Po ashtu edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka komentuar deklarimet e Zelenskyt.

“Kini kujdes ndaj Ballkanit. Më besoni se po marrim informacione. Rusia ka një plan afatgjatë: Lindjen e Mesme dhe shpërqendrimi tjetër do të jetë Ballkani. Nëse partnerët nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë sërish shpërthime. Kjo nuk është e re. Rusia do të sigurohet që një vend ballkanik të nis luftën me një shtet tjetër”, tha lideri ukrainas.

Ndërkohë, Plenkoviq deklaroi se mesazhi i presidentit Zelensky është shumë i qartë për sa i përket një kërcënimi më të gjerë.

“Agresioni rus kundër Ukrainës ka funksionin e destabilizimit të vendeve në kufi me Bashkimin Evropian”, u shpreh Plenkoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori