LAJMI I FUNDIT:

Dardan Gashi: Gjatë qeverisjes sonë kemi pasur kërcënime nga grupe islamike e të tjera por nuk i kemi bërë publike

Dardan Gashi: Gjatë qeverisjes sonë kemi pasur kërcënime nga grupe islamike e të tjera por nuk i kemi bërë publike

Ish-ministri i Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi thotë se krerët e institucioneve vazhdimisht kanë kërcënime për jetën, por sipas tij jo të gjitha merren seriozisht.

Ai thotë se disa prej personaliteteve kanë pranuar masat shtesë të sigurisë, derisa disa tjerë nuk i kanë parë të nevojshme këto masa.


“Unë kam qenë njëri prej personave në listën e “Syrit të Popullit” për t’u ekzekutuar. Në atë listë në atë kohë ka qenë presidenti Thaçi, Fatmir Limaj e disa njerëz të tjerë. Policia na ka njoftua. Kush e ka ndie vetën më të rrezikuar për disa javë është futur në mbrojtje speciale. Derisa unë e disa tjerë nuk e kemi ndjerë rrezikun dhe nuk kemi pranuar mbrojtje të afërt. Pas disa ditësh disa prej personave të organizatës janë arrestua”.

Gashi thotë se kërcënime të tilla ndodhin pa ndërprerë por sipas tij nuk bënë të ekzagjerohen.

“Ne gjatë kohës së qeverisjes kemi pasur vazhdimisht kërcënime nga grupe islamike e të tjera gjatë kohës së qeverisjes por jo të gjitha janë bërë publike pasi nuk janë konsideruar si shumë serioze. Policia ka qenë pak më vigjilente rreth shtëpisë apo vendit të punës. Nëse policia do të merrej me mbrojtje të afërt nuk është dashur të bëjë asnjë punë tjetër pasi ajo mbrojtje bëhet nga dy e më shumë policë”, deklaroi Gashi.

Ndryshe të hënën e 19 shtatorit, mediumi shqiptar A2 CNN, ka raportuar se ka ekzistuar një plan për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.

Sipas këtij mediumi, kjo është bërë e ditur nga një dokument i cili është bërë publik të hënën nga disa hakerë, të cilët dyshohet se këto dokumente i kanë marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

“Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën, kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë, nga hakerët, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano”.

“Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit, dhe ndaj Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet”, thuhet në raportimin e A2.

I dyshuari, është Prek Kodra, i cili sipas raportimit të këtij mediumi, ka aftësi të mirë në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje të tjera në Kosovë e Mal të Zi.

“I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës”, thuhet në postimin e A2.

Sipas Policisë Shqiptare, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezullua urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Sipas raportimit fillimisht ishte planifikuar vrasja e Ismet Haxhës, pas një muaji, ishte planifikuar të vritej edhe Xhavit Haliti, dhe pastaj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti”.

Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës.

Po ashtu, në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në katër muajt e ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori