LAJMI I FUNDIT:

Dani Alves nuk ndryshon, dhuron spektakël me shakanë e tij para prezantimit zyrtar te Barcelona

Dani Alves nuk ndryshon, dhuron spektakël me shakanë e tij para prezantimit zyrtar te Barcelona

Dani Alves e ka nisur prezantimin e tij zyrtar të Barcelonës duke nuhatur terrenin e stadiumit Camp Nou, duke krijuar skena komike.

Mbrojtësi veteran është rikthyer te Barca pesë vjet pas largimit, pasi kishte pasur tetë vite jashtëzakonisht të suksesshme me klubin katalunas.


Alves tani është 38 vjeç, por ai është rikthyer në punë nën urdhrat e ish-shokut të skuadrës, Xavi Hernandez, duke nënshkruar një marrëveshje deri në fund të sezonit.

Fjalim emocionues, të gjithë në këmbë duke duartrokitur, takimi me disa fytyra të vjetra - rikthim emocional i Alvesit te Barcelona
Lexo po ashtu Fjalim emocionues, të gjithë në këmbë duke duartrokitur, takimi me disa fytyra të vjetra - rikthim emocional i Alvesit te Barcelona

Ai në fakt nuk mund të luajë deri në janar kur hapet afati i ardhshëm i regjistrimit, por Alves tashmë është duke u stërvitur dhe ai është prezantuar zyrtarisht para mbështetësve sot (e mërkurë).

Përpara atij prezantimi, ai ka vendosur të shkojë në terrenin e stadiumit Camp Nou dhe… ta nuhasë atë.

Alves mori një copë bari nga terreni dhe me një buzëqeshje në fytyrë, tha: “Shijon Camp Nou, shijon si tituj, shijon si shumë kupa”.

Kjo ka të ngjarë të jetë një referencë për suksesin e Alvesit të arritur më parë në klub, por kush e di, ai gjithashtu mund të ndihet tepër optimist për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori