LAJMI I FUNDIT:

Dana White konfirmon kundërshtarin e radhës të Khabib Nurmagomedov

Dana White konfirmon kundërshtarin e radhës të Khabib Nurmagomedov

Dana White ka konfirmuar se fituesi i përballjes mes Tony Ferguson dhe Justin Gaethje, do të përballet me Khabib Nurmagomedovin në peshat e lehta në UFC.

Luftëtari rus do të përballej me Fergusonin, por shkaku i coroanvirusit që ka përfshirë botën, përballja ishte anuluar për të pestën herë.


UFC menjëherë u aktivizua që t’i gjente një përballje Fergusonit dhe i caktoi Gaethjen si kundërshtarin e tij të radhës që do të zhvillohej në UFC 249 më 18 prill, mirëpo tani ajo është shtyrë për 9 maj.

“Përballjes e Fergusonit dhe Gaethjes do të jetë lufta më e dhunshme që keni parë ndonjëherë”, ka thënë White për ESPN.

“Mund të ju garantoj për këtë gjë, Meçi do të jetë i pabesueshëm. Fituesi do të përballet me Khabibin për titull. 100 për qind fituesi përballet me Khabibin”, ka shtuar më tej presidenti i UFC-s.

UFC 249 do të zhvillohet në Vystar Arena në Florida, derisa meçet do të jenë mbrapa dyerve të mbyllura. /Telegrafi/