LAJMI I FUNDIT:

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli – Kosovë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në Grupin A për kualifikimet e kampionatit evropian Euro 2020.

Djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes e kanë nisur me barazim 1-1 kampanjën kualifikuese ndaj Bullgarisë.


Por Dardanët në muajin shtator do ta zhvillojnë ndeshjen më të vështirë në udhëtim te Anglia.

Federata e Futbollit të Anglisë tanimë ka nxjerrë në shitje biletat për anëtarët e regjistruar.

Biletat janë nga 40 euro në 52 dhe 63 euro, ndërsa për pjesën tjetër të tifozëve pritet të dalin të premten.

Ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës do të zhvillohet në St Mary”s stadium në Southampton.

Këtu mund t’i bleni biletat e ndeshjes Angli – Kosovë. /Telegrafi/