LAJMI I FUNDIT:

Dalin detajet nga marrëveshja e fshehtë e Laportas me Raiolan: Haaland dhe një tjetër lojtar i bashkohen Barcelonës

Dalin detajet nga marrëveshja e fshehtë e Laportas me Raiolan: Haaland dhe një tjetër lojtar i bashkohen Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, tashmë e ka bërë të qartë këtë të hënë në prezantimin e Ferran Torresit se nënshkrimi me Erling Haaland verën e ardhshme është i mundur.

Sipas “Deportes Cuatro”, kreu i klubit katalunas dhe përfaqësuesi i sulmuesit norvegjez, Mino Raiola, kanë një marrëveshje që nëse presidenti i Bluagranas arrin të mbledhë paratë e nevojshme për të kryer operacionin, lojtari aktual i Borussia Dortmundit do të zbarkojë në “Camp Nou” verën e ardhshme.


Haalandit nuk i pëlqen Liga Premier - norvegjezi ka treguar kampionatin që dashuron
Lexo po ashtu Haalandit nuk i pëlqen Liga Premier - norvegjezi ka treguar kampionatin që dashuron

Në takimin që Laporta dhe Raiola zhvilluan dhjetorin e kaluar në galanë Golden Boy, në Torino, janë hedhur themelet e kësaj marrëveshjeje.

Siç detajohet edhe nga Deportes Cuatro, operacioni do t’i kushtonte Barçës mbi 100 milionë euro, për transferimin, komisionet për agjentin dhe lojtarin, si dhe për nënshkrimin me një tjetër futbollist që është klient i Raiolas, me mbrojtësin e djathtë të Ajaxit, Noussair Mazroui.

Laporta pyetet nëse Barcelona do ta transferojë Haalandin: Ne vazhdojmë të jemi pikë referimi, çdo gjë është e mundur
Lexo po ashtu Laporta pyetet nëse Barcelona do ta transferojë Haalandin: Ne vazhdojmë të jemi pikë referimi, çdo gjë është e mundur

I njëjti informacion sqaron gjithashtu se kontrata e Haaland mund të jetë 3+2 vjet, me një pagë bruto prej afërsisht 30 milionë euro. Gjithmonë nëse Barça arrin të zgjidhë problemet e saj financiare dhe të respektojë kufirin e pagave.

Për këtë arsye, “Deportes Cuatro” thekson gjithashtu se Barça nuk do të përjashtonte shitjen e disa prej lojtarëve të rëndësishëm në skuadër në përpjekje për të blerë Haaland. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori