LAJMI I FUNDIT:

Dakota Johnson flet për filmin erotik “Fifty Shades of Grey”: Ishte diçka e çmendur, por nuk jam penduar

Dakota Johnson flet për filmin erotik “Fifty Shades of Grey”: Ishte diçka e çmendur, por nuk jam penduar
Foto: Getty Images

“Saga “Fifty Shades”, e bazuar në romanet e EL James, la gjurmë të madhe në kinematografinë botërore.

Filmi i publikuar për herë të parë në vitin 2015, tregon historinë e marrëdhënies pasionante mes një vajze të virgjër të sapo diplomuar dhe një manjati të ri.


Dashuria, drama dhe erotizmi janë në qendër të historisë.

Foto: Time

Tani, katër vjet nga publikimi i fundit i serialit, Dakota Johnson, e cila luan si Anastasia Steele, ka treguar se sa të ndërlikuara ishin xhirimet e filmit.

Protagonistja kryesore e këtyre serive ka ndarë së fundmi eksperiencën në një intervistë për Vanity Fair.

Të gjitha lajmet nga Dakota Johnson
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dakota Johnson

“Isha e re. Isha 23 vjeçe. Kështu që ishte e frikshme”, tha ajo. “U bë diçka e çmendur. Kishte mosmarrëveshje të ndryshme”.

“Unë nuk kam qenë në gjendje të flas për këtë me vërtetësi kurrë, sepse ju dëshironi të promovoni një film në mënyrën e duhur, dhe unë jam krenare për atë që kemi bërë në fund të fundit dhe gjithçka rezulton ashtu siç është menduar, por ishte e ndërlikuar”.

Foto: Universal Pictures

Sipas Johnson, EL James ishte një nga problemet kryesore gjatë xhirimeve.

“Ajo kishte shumë kontroll, gjatë gjithë ditës, çdo ditë, dhe ajo thjesht kërkonte që disa gjëra të ndodhin”, tha Johnson.

Të gjitha lajmet nga Jamie Dornan
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jamie Dornan

“Kishte pjesë të librave që thjesht nuk do të funksiononin në një film, si monologu i brendshëm, i cili ndonjëherë ishte tepër i lezetshëm. Nuk do të funksiononte të thuash me zë të lartë. Ishte gjithmonë një betejë”.

“Ne do të bënim pamjet e filmit që Erika donte të bënte dhe më pas do të bënim pamjet e filmit që donim të bënim”.

Pavarësisht ambientit kaotik, Johnson thotë se nuk është penduar.

“Jo. Nuk mendoj se është një çështje për keqardhjeje”, tha aktorja.

“Nëse do ta kisha ditur në atë kohë se si do të ishte, nuk mendoj se dikush do ta kishte bërë. Do të kishte qenë si “Oh, kjo është psikotike”. Por jo, nuk jam penduar”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori