Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhje, Valdete Daka në fillim të mbledhjes reagoi për deklaratën e djeshme që e bëri ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në mbledhjen e qeverisë.
Daka tha se deklaratat e Bislimit ishin ofenduese për atë dhe për stafin e KQZ-së.
Kryetarja e KQZ-së, u shpreh se zgjedhjet e jashtëzakonshme kërkojnë një angazhim të jashtëzakonshëm, ndërsa bëri të ditur se ende KQZ-ja nuk ka pranuar ndonjë vendim për alokimin e mjeteve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.
“Nuk kisha dasht me atë se a është plotësu kërkesa buxhetore e KQZ-së apo jo, për hirë të informimit ne edhe sot nuk kemi asnjë vendim nga Qeveria as nuk kemi mjete të alokuara cilado qofshin ato mjete po kisha dasht të ndërlidhim me deklaratat e vendimit të ministrit të Financave, jo vetëm për mua personalisht ishin ofenduese si gjyqtare e Gjykatës Supreme, por edhe për stafin që punojnë e kanë punu gjithmonë për më tepër se 30 palë zgjedhje e janë marrë si shembull për rajonin e Ballkanit”, tha Daka.
“E ndjej të nevojshme të jap disa shpjegime. Zgjedhjet e jashtëzakonshme kërkojnë një angazhim t jashtëzakonshëm si për një komunë, si për më shumë. Angazhimi i punëtoreve dhe stafit është i jashtëzakonshëm dhe kërkon angazhim edhe jashtë orarit të punës. Sipas ligjit për shërbyesit civil dhe ligjit për punë, për angazhim jashtë orari”, u shpreh Daka.
Ajo tha se një deklaratë e tillë ku krahasohen me zhvatës nuk ishte parë asnjëherë më parë nga ndonjë zyrtar i lartë shtetëror.
“Desha edhe njëherë t’i drejtohet qytetarëve që një deklaratë e tillë të krahasohemi me zhvatës apo kriminel nuk është në rregull dhe një komunikim i tillë me institucionin kushtetues, nuk i ka hije një zyrtari të lartë shtetëror”, tha ndër të tjera Daka.
Ndryshe, ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi gjatë mbledhjes së rregullt të Qeverisë pasditen e së mërkurës tha se janë skandalizuar nga kërkesa e KQZ-së dhe PZAP-së, për pagat dhe mëditjet shtesë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.
Bislimi kërkoi nga Qeveria që ta miratojë vetëm një pjesë të kërkesës, atë për mallra dhe shërbime, ndërsa të mos ndahet buxhet për paga dhe mëditje shtesë për anëtarët e KQZ-së të cilët do të jenë pjesë e këtyre zgjedhjeve.
“Një kërkesë që na ka ardhë nga Komisioni Qendror Zgjedhor, na ka ardhë më 14 shkurt, të premten, dhe e kemi pasur të pamundur që të trajtojmë me prioritet. Ka të bëjë me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë. Duhet cekur se kërkesa e përgjithshme e KQZ-së bashkë me PZAP-in mbërrin shifrën e 510 mijë eurove, prej të cilave kërkesa për mallra dhe shërbime është në vlerë prej 394 mijë e 447 euro, ndërsa vlera e përbashkët që përfshijnë pagat dhe mëditjet janë 116 mijë euro. Ne si ministri jemi skandalizu, me formulimin e kërkesës. Kërkesa është për 60 për qind të mëditjeve shtesë. Jo vetëm që është kërkesë e paligjshme, por e pakuptueshme për nivelin e angazhimit që ka”, u shpreh Bislimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Reagon Kurti pas sulmit terrorist para Parlamentit turk: Shërim të shpejtë policëve të lënduar

Vuçiq flet sërish për sulmin terrorist në Banjskë, thotë se do të dalë “me dëshmi” të reja

Mirëpritet propozimi i Osmanit që për Asociacionin të diskutohet me ShBA-në

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'