E përditshmja prestigjioze britanike, Daily Mail, ka shkruar një artikull të gjatë mbi veprimtarinë e mafisë shqiptare e cila vepron në Londër.
Sipas kësaj gazete, shqiptarët publikojnë video me makina të shtrenjta siç janë Rolls-Royces ose Lamborghini Huracan, të shfaqur me maska dhe japin paralajmërime përmes këngëve të tyre rap.
“Ne të vrasim sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për arsye” thotë ai në këngë, “Ata tentojnë të na kapin, por shqiptarët nuk mund të kapen”.
Sipas kësaj gazete, videoja shfaq pamje shokuese brenda mafisë shqiptare në Britaninë e Madhe. Më parë videoja ka qenë sekrete, por tani ka shpërthyer online në mënyrë që të rekrutojë anëtarë dhe “këmbësori”.
Duke postuar fotografi të tyre me armë të rrezikshme, vula të bankave dhe ora Rolex të arit, anëtarët e bandës tentojnë që të marrin afër vetes sa më shumë kriminelë nga Shqipëria për të bërë kontrabandë. Ata i kontrabandojnë shqiptarët për në Britani, në mënyrë që atje t’i bashkohen rrjetit.
Sipas gazetës, përdoruesit e klasës së mesme të drogës, janë ata që i sjellin më së shumti para Perandorisë kriminale shqiptare, e cila e kontrollon tregun prej 5 miliardë funte apo mbi 6 miliardë dollarë të Britanisë së Madhe.
Shqiptarët gjithashtu kanë lidhje me kartelet e Amerikës Latine, duke bërë kështu që ta marrin drogën nga atje, e cila është kokainë e Klasit A, gjithashtu kanë kontrollin e shpërndarjes së drogës në vend.
Për herë të parë, shqiptarët kanë vendin e parë sa i përket të burgosurve të huaj në Britani, në numër, 802 prej tyre. Banditët e burgosur, përdorin telefona ilegal në mënyrë që të kontaktojnë me të tjerët që ndodhen në qelitë tjera.
Mafia Shqiptare, e ka marrë kontrollin e tregut të drogës para pesë viteve, duke u lidhur me kartelet e Amerikës së Jugut, të cilët i furnizojnë ata me drogë. Droga nga Amerika Latine arrin në Rotterdam të Holandës, prej nga aty, shqiptarët e kanë në kontroll dhe detyrë që ta marrin në Britani të Madhe, shkruan Daily Mail.
Lajmin e plotë mund ta lexoni në anglisht KËTU.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën