LAJMI I FUNDIT:

Dafina Rexhepi mohon të jetë kthyer te ish-i dashuri, personi në fotografi ishte vëllai i saj

Dafina Rexhepi mohon të jetë kthyer te ish-i dashuri, personi në fotografi ishte vëllai i saj
Dafina Rexhepi (Foto: Telegrafi/Arkiv)

Këngëtarja e njohur, Dafina Rexhepi, vite më parë kishte debutuar fuqishëm në tregun muzikor, gjersa më pas për disa vite ishte larguar nga skena.

Ajo në vitin 2017 iu rikthye muzikës me disa projekte muzikore, të cilat u pritën ngrohtë nga publiku, dhe fansat e saj të dikurshëm.


Së fundmi, temë në media është bërë një fotografi e publikuar në InstaStory nga këngëtarja, ku shfaqej në veturë pranë një mashkulli.

Foto: Dafina Rexhepi/InstaStory

Disa nga mediat raportuan se gabimisht se Dafina është rikthyer te ish-i dashur pas dy vitesh ndarje, por një gjë të tillë e ka mohuar vet këngëtarja.

E kontaktuar nga Telegrafi, Dafina ka thënë se nuk dëshiron që jeta e saj private të jetë temë mediatike, dhe se për çështje të tilla nuk dëshiron as të kontaktohet.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Jo nuk është e vërtetë, ai personi në foto është vëllai im, por nuk e di se si të tjerët kanë shkruar gabimisht informacione të tilla”, ka thënë Dafina Rexhepi shkurt për Telegrafin.

Përndryshe, “Gimme ur love” mban titullin projekti i saj i fundit muzikor, të cilin e solli para gati dy vitesh, gjersa prej atëherë nuk ka qenë më aktive në realizimin e këngëve të reja, dhe nuk ka bërë të ditur nëse kandër mend të vazhdojë sërish rrugëtimin në muzikë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori