LAJMI I FUNDIT:

David Guetta shkëmben puthje pasionante me të dashurën

David Guetta shkëmben puthje pasionante me të dashurën

Ai është i njohur anembanë botës për muzikën elektronike.

David Guetta duket të jetë duke shijuar një pushim të merituar pas “Ultra Music Festival” në Miami.


Muzikanti 50-vjeça është teksa merr rreze dielli në plazh me të dashurën Jessica Ledon.

Guetta kishte të veshur një palë pantallona të shkurtra ndërsa e dashura ishte vetëm në bikini.

I pa shqetësuar prej fansave dhe në humor të mirë, në një moment dyshja shkëmben edhe puthje pasiononte.

DJ francez filloi të takonte Jessicën në 2015 ndërsa romancën e tyre e bënë publike një vit më pas gjatë një darke shtetërore në nder të presidentit kuban Raul Castro në Pallatin Elysee.

Ndryshe, Guetta do ta shohim edhe këtë vit në shumë angazhime muzikore dhe koncerte anembanë globit. /Telegrafi/