LAJMI I FUNDIT:

Cutrone: Po mësoj nga Higuaini

Cutrone: Po mësoj nga Higuaini
Patrick Cutrone duke festuar golin ndaj Romas me Gonzalo Higuainin (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i ri i Milanit, Patrick Cutrone, tregon se po mëson shumë nga Gonzalo Higuain.

Italiani thotë se argjentinasi është një shembull, por ai falënderon edhe trajnerin Genarro Gattuso për arritjet e tij.


“Higuain është një ndihmë e madhe. Gjithmonë e shikoj atë në stërvitje, tentoj të mësoj disa gjëra dhe të përmirësohem çdo ditë”.

Cutrone pasi shënoi golin ndaj Chievos (Foto: Getty Images)

“Falënderoj (Gennaro) Gattuson dhe stafi i tij, po mundohem të përmirësohem edhe më shumë”, ka thënë 20-vjeçari për TuttoMercatoWeb.

Cutorne ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asistim në 634 minuta lojë në kampionatin elitar italian, ndërsa Higuain ka pesë gola dhe një asistim në 928 minuta.

Gattuso: Të gjithë e vlerësojnë Higuainin, por ai duhet të bëjë më shumë
Lexo po ashtu Gattuso: Të gjithë e vlerësojnë Higuainin, por ai duhet të bëjë më shumë

Aktualisht Milani renditet në vendin e katër me 26 pikë, një më shumë se Lazio në vendin e pestë dhe gjashtë se Interi në pozitën e tretë.

Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve është kundër Bolognas. /Telegrafi/