LAJMI I FUNDIT:

Cutrone hero, Milani mposht Romën në frymën e fundit

Cutrone hero, Milani mposht Romën në frymën e fundit
MILAN, ITALY - AUGUST 31: Steven Nzonzi (C) of AS Roma scores a disallowed goal by the var during the serie A match between AC Milan and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on August 31, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Derbi i javës së tretë në Serie A ndërmjet Milanit dhe Romës i ka takuar kuqezinjve me rezultat 2-1.

Milani e nisi më mirë pjesën e parë duke sulmuar menjëherë portën e Giallorosëve.


Davide Calabria goditi bukur në minutën e 16-të, por gjuajtja e tij përfundoi pranë portës së Olsen.

Në minutën e 35-të, Roma pati rastin më të mirë të shënimin, por goditjen e Patrick Schik e ndali Gigi Donnarumma.

(Getty Images)

Milani e dominoi pjesën e parë dhe në fund u shpërblye me një gol.

Ishte minuta e 40-të e ndeshjes kur mesfushori afrikan Franck Kessie shënoi lehtësisht pas asistimit nga Ricardo Rodriguez për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

(Getty Images)

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco largoi mbrojtësin Marcano nga loja për ta futur sulmuesin Stephan El Shaarawy.

E loja ofensive e Romës solli edhe golin e barazimit para se të kalonte një orë lojë.

Ishte qendërmbrojtësi argjentinas, Federico Fazio që me një goditje të fuqishme brenda zonës mposhti Donnarumman për 1-1.

Milani shënoi edhe në minutën e 62-të, nëpërmjet Gonzalo Higuainit por festuan kot.

Pas konsultimit të gjyqtarit me VAR, goli i argjentinasit u anulua për pozitë jashtë loje.

Roma e gjeti golin edhe në minutën e 80-të nëpërmjet francezit N’Zonzi, por që u anulua nga gjyqtari pas konsultimit me VAR-in, pasi mesfushori i Romës kishte luajtur me dorë.

Por kur të gjithë po prisnin fundin e ndeshjes me rezultat të barabartë, erdhi goli i vendasve.

(Getty Images)

Gonzalo Higuain dhuroi një asistim fantastik për Patrick Cutronen i cili lehtësisht shënoi për 2-1.

Kjo ishte fitorja e parë e Milanit në Serie A në këtë edicion dhe ka tri pikë pas dy ndeshjeve.

Ndërkohë Roma mbetet në koutën e katër pikëve pas kësaj disfate.

Në ndeshjen e ardhshme Milani luan në udhëtim te Cagliari, ndërsa Roma pret Chievon. /Telegrafi/