LAJMI I FUNDIT:

CS:GO do të jetë pjesë e festivalit Gamers8

CS:GO do të jetë pjesë e festivalit Gamers8

Organizatorët e festivalit Gamers8 kanë shpallur CS:GO si titullin e dytë të eSports për ngjarjen e këtij viti, me 1 milion dollarë në ofertë.

Turneu i CS:GO do të zhvillohet nga data 14 deri më 20 gusht në Riad të Arabisë Saudite, si pjesë e festivalit Gamers8.


Ky festival do të shpërndaj çmime në vlerë 45 milion dollarë, në garat e video-lojërave të ndryshme.

Mbetet e paqartë në këtë pikë se si ekipet do të kualifikohen për këtë turne dhe nëse do të ketë ndonjë lidhje me ESL Pro Tour – ekosistemi i hapur që lidh të gjitha garat ESL.

Në këtë turne do të garojnë 12 skuadra nga e gjitha bota për grupin e çmimeve prej 1 milion dollarësh. /Telegrafi/