LAJMI I FUNDIT:

Crotone e ndal Juventusin

Crotone e ndal Juventusin
(Foto: Getty Images)

Juventusi ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen kundër Crotones duke barazuar me rezultat 1-1.

Zonja e Vjetër e dominoi pjesën e parë me qarkullimin e topit duke bërë një lojë si në stërvitje, mirëpo pati shumë pak raste shënimi.


(Foto: Getty Images)

Në rastin e vetëm të mirë, Bianconerët e zhbllokuan rezultatin. Një harkim të Douglas Costas e devijoi Alex Sandro në rrjetë (17′).

Rezultati u barazua në pjesën e dytë me një supergol nga Simy (65′), i cili shënoi në mënyrë akrobatike.

Në minutat e mbetura, Bianconerët bënë presion për ta shënuar golin e fitores, mirëpo vendasit ia dolën të mbaheshin.

(Foto: Getty Images)

Në këtë mënyrë, bardhezinjtë humbën dy pikë në këtë takim dhe Napoli e ka ngushtuar në katër pikë diferencën me liderin e Serie A.

Crotone ka mbetur në zonën e rrezikut, mirëpo kjo pikë e fituar ndaj kampionit do t’i shërbejë si motivim për të tentuar mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Juventusi është nikoqir i rivalit për titull, Napolit, në ndeshjen e ardhshme, derisa Crotone udhëton te Udinese. /Telegrafi/