LAJMI I FUNDIT:

Cristian Volpato, adoloshenti që për herë të dytë shpëton Romën ndaj Veronës – menaxhohet nga Totti dhe shihet si pasardhës i legjendës italiane në Olimpico 

Cristian Volpato, adoloshenti që për herë të dytë shpëton Romën ndaj Veronës – menaxhohet nga Totti dhe shihet si pasardhës i legjendës italiane në Olimpico 

Roma ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Verona, fitore që erdhi me përmbysje dhe vetëm në fundin e ndeshjes

Por përderisa golin nuk munden ta gjenin emrat e mëdhenj si Tammy Abraham, Lorenzo Pellegrini apo Andrea Belotti, u desh të futej adoloshenti Cristian Volpato që t’ia fitoj ndeshjen Romës.


18-vjeçari doli të jetë hero i Giallorosëve në këtë sfidë, kur u fut në lojë në minutën e 67-të, derisa shënoi për 1-2 dhe asistoi te El Shaarawy për golin përfundimtar.

Volpato është një futbollist me prindër italianë që ka lindur në Camperdown të Australisë, derisa luan për Kombëtaren U20 të Italisë.

Talenti i madh italian është nën menaxhimin e legjendës së Romës, Francesco Totti dhe ai luan rregullisht për të rinjtë e Romës, por her pas here aktivizohet edhe me ekipin e parë.

Hera e dytë që shpëton Romën përballë Veronës

Për Volpaton goli i sotëm ndaj Veronës nuk ishte i pari në Serie A, pasi ai kishte shënuar edhe një vit më parë dhe pikërisht ndaj Veronës.

Ishte 19 shkurti kur Roma priti Veronën në Olimpico dhe në atë takim kishte mungesa të mëdha si Nicolo Zaniolo, Carles Perez, Eldor Shomurodov, Stephan El Shaarawy e Henrikh Mkhitaryan nga reparti ofensivë.

Jose Mourinho vendosi ta ftoj në skuadër dhe Romën në atë ndeshje e shpëtuan të rinjtë nga humbja, pasi Cristian Volpato dhe Edoardo Bove shënuan për ta barazuar rezultatin në 2-2.

Fati deshi që edhe në sfidën e ardhshme ndaj Veronës ai të jetë hero i Giallorosëve, kur e zëvendësoi Nicolo Zaniolon në minutën e 67-të, derisa shënoi një gol fantastik dy minuta para fundit të ndeshjes.

Për ta kompletuar një paraqitje mbresëlënëse, Volpato u përkujdes katër minuta më vonë me një asistim magjik për Stephan El Shaarawyn që shënoi për 1-3.

Pas ndeshjes Volpata foli edhe për Dazn, ku tha se po i shënon Veronës, ndoshta sepse babai i tij vjen nga ky qytet.

“Nuk e di çfarë kam me Veronën që i shënoj sa herë luaj ndaj tyre, ndoshta sepse babai im vjen nga ky qytet”, tha tinejxheri duke qeshur.

Totti i lumtur me golin e djaloshit të tij dhe fitoren e Romës

Menjëherë pas fitores së Romës mediat në Itali kanë kontaktuar legjendën e Giallorosëve, Francesco Totti.

Volpato është nën menaxhimin e ikonës së Romës dhe ai është shprehur shumë i lumtur që futbollisti i tij ka qenë vendimtar.

“Jam shumë i lumtur që Volpato shënoi, por edhe i gëzuar që i dha fitoren Romës përballë Veronës”, ka thënë shkurtimisht Francesco Totti.

Mesfushori ofensivë në Itali konsiderohet si e ardhmja e Romës dhe si Totti i ardhshëm, pasi ngjason shumë me stilin e lojës që kishte kapiteni legjendar i Giallorosëve.

Gjithsesi Roma ka në radhët e veta një xhevahir i cili ka edhe një kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2026.

Edhe gjatë verës në drejtim të klubit të madh italian kishte oferta për Volpaton nga skuadrat si Sassuolo, Verona, Bologna e Speiza, por të gjitha u refuzuan pasi drejtuesit e verdhekuqve besojnë shumë në të.

Bëhet futbollisti më i ri i Romës që shënon dhe asiston në një ndeshje në Serie A

Cristian Volpato (18 vjeç, 350 ditë) është bërë lojtari më i ri i AS Roma që shënon dhe ka dhënë një asistim në një ndeshje të Serisë A që kur Opta filloi të mbledhë të dhëna të tilla (që nga viti 2004/05).

Duket se Roma ka gjetur pasardhësin e kapitenit legjendar

Roma njihet si një skuadër që prodhon shumë futbollistë dhe u jep hapësira dhe Volpato duket se është ylli i ri që do të shkëlqejë në të ardhmen me fanellën verdhekuqe.

Për më tepër ai menaxhohet nga ikona e këtij klubi dhe duket se tanimë Roma ka gjetur zëvendësuesin perfekt për Tottin.

Që nga viti 2017 kur Totti i dha fund karrierës së mrekullueshme me Romën, asnjë futbollistë nuk e ka marrë fanellën me numër 10 që barti ikona e këtij klubi.

Shumë analistë dhe tifozë të futbollit në Itali e krahasojnë Volpaton me Tottin dhe ndoshta ai është pasardhësi i legjendës në Olimpico.

Ku i dihet, ndoshta vet Totti do ta shtyjë përpara që një ditë Volpato ta mbajë fanellën e tij dhe të shkruajë një tjetër histori të lavdishme me Romën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori