LAJMI I FUNDIT:

Covid-19: Si e ka ndryshuar pandemia mënyrën se si jetojmë, punojmë, konsumojmë, blejmë dhe komunikojmë

Covid-19: Si e ka ndryshuar pandemia mënyrën se si jetojmë, punojmë, konsumojmë, blejmë dhe komunikojmë

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka ndryshuar mënyrën se si jetojmë, punojmë, konsumojmë, blejmë dhe komunikojmë.

Me izolimin si masa e vetme mbrojtëse ndaj infektimit, njerëzit gjithnjë e më shumë po qëndrojnë në shtëpitë e tyre duke dalur vetëm për nevoja elementare.


Kjo shprehi e re, nuk është shprehia e vetme që ka pësuar ndryshim gjatë muajve të fundit.

Bashkë me numrin e të infektuarve, po rritet edhe aktiviteti i përdoruesve online dhe po ndryshon shprehia online.

Sipas një hulumtimi nga Talkwaker, përdoruesit online gjatë kësaj periudhe janë më të interesuar rreth temave si:

  • Virusi Korona
  • Teknologjia
  • Këshilla për punë nga shtëpia
  • Mësimi nga shtëpia

Rrjetet sociale dhe zgjerimi i komuniteteve online

Platforma sociale që është shndërruar në sensacion gjatë kësaj kohe është Tik Tok, në të cilën aktiviteti online nga muaji shkurt në muajin mars është rritur për 27%.

Në anën tjetër, nëse e shikojmë situatën sa i përket reklamimit online në vendin tonë, mesatarisht Ads shkojnë 35% më lirë. Kjo është sepse konsumimi i përmbajtjes është më i madh meqenëse përdoruesit janë me aktiv. Arsyeja e dytë ndërkaq është se kompanitë po shpenzojnë më pak duke e sjellur kështu një situatë ku konkurrenca është më e vogël dhe biding është më i ulët për interesa të caktuar.

Grupet në Facebook, në anën tjetër kanë treguar rritje të madhe të anëtarësimeve nga përdoruesit online.

Sipas gazetës angleze, The Guardian, vetëm në Britaninë e Madhe, në rrjetin social Facebook janë krijuar mbi 300 grupe në përkrahje të situatës pandemike.

Ndërkaq, tek ne, një ndër grupet që po ndihmon në vetëdijesimin ndaj situatës është grupi “Vullnetarët / Volunteers #COVID-19”.

Ndër të tjerash, nëse para disa muajve, kemi vizituar rrjetet sociale për t’u informuar mbi eventet e ndryshme që do të zhvillohen gjatë javës në qytetin tonë, tanimë disa nga këto evente po kemi mundësi t’i përcjellim online kryesisht përmes funksionit Live si psh. shfaqje të ndryshme nga Teatri Kombëtar, performanca live nga këngëtarë dhe grupe muzikore, intervista dhe diskutime me figura të ndryshme etj…

Ndërkaq, për të zëvendësuar ndejat me shoqëri, përdoruesit online po përdorin aplikacionin Houseparty përmes së cilit po komunikojnë në mes vete dhe njëkohësisht po e shfrytëzojnë mundësinë për tu argëtuar me lojëra të ndryshme. Ky aplikacion, vetëm gjatë muajit të fundit ka pasur 50 milionë regjistrime të reja.

Një tjetër ndryshim i shprehisë është edhe përdorimi më i madh i Podcasts. Shumë kompani mediale, kanë filluar lëshimin e Podcasts me përmbajtje të ndryshme. Një përfaqësues i Vox Media, madje deklaroi se shkarkimi i Podcasts është rritur për 50% në krahasim me atë të zakonshëm gjatë muajve të fundit.

Puna nga shtëpia dhe zyrat virtuale

Puna nga shtëpia pa dyshim që e ka filluar një epokë të re të biznesit sidomos se si kompanitë po i qasen operimit të tyre. Kultura e punës dukshëm po përjeton një ndryshim në atë se si planifikohet, organizohet dhe udhëhiqet një ekip nga larg.

Sipas Kate Lister, Presidente e kompanisë Global Workplace Analytics, kompanitë që veçse e kanë të nivelizuar teknologjinë dhe kulturën me punën nga shtëpia e kanë më të lehtë të adaptohen nga kjo situatë.

Në anën tjetër, është vërejtur një angazhim më i madh në përdorimin e aplikacioneve të shumta që më parë nuk kanë pasur shumë përdorues, si psh. Zoom. Takimet, mbledhjet dhe diskutimet janë zëvendësuar me komunikimin virtual nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme përmes së cilave kompanitë po mundohen ta vazhdojnë punën e tyre duke tentuar të mos e humbin produktivitetin.

Instagram Live po bashkon politikën dhe showbizin

Një tjetër sensacion që po përdoret shumë është edhe Instagram Live. Kjo veçori, pas izolimit dhe pandemisë ka rritur aktivitetin online. Jo më larg se këtë javë, ish kandidati presidencial amerikan për zgjedhjet e ardhshme në SHBA, Bernie Sanders iu bashkangjit këngëtares amerikane Cardi B gjatë një transmetimi live në rrjetin social Instagram ku diskutuan bashkë për tema të ndryshme që nga politika e deri të situata e pandemisë.

Epoka e re e blerjes

Me ndryshimet e shpejta në tregjet ndërkombëtare, shprehive të konsumatorëve dhe përdorimin më të madh të internetit, shprehitë e konsumatorëve dhe zakonet e tyre blerëse gjithnjë e më shumë po ndryshojnë.

Ja disa të dhënave të siguruara nga National Retail Security:

  • 9 nga 10 konsumatorë kanë ndryshuar shprehitë e zakonshme të blerjes
  • më shumë se 50% të konsumatorëve kanë porositur online produkte të ndryshme të cilat mund t’i kishin blerë edhe në shitore fizike
  • përafërsisht 6 nga 10 konsumatorë janë treguar skeptik për blerje në supermarkete si pasojë e infektimit të mundshëm

Rendi i ri botëror i blerjes

Sipas themeluesit të Capillary Technologies, Aneesh Reddy, ky ndryshim i konsumimit dhe blerjes, është quajtur si ‘Rendi i Ri Botëror’. Në saje të kësaj, ai ka ndarë liderët, të mbijetuarit dhe humbësit e kësaj situate.

Liderët do të jenë ata që do të zbulojnë dhe paraqesin për konsumatorë mënyra të reja dhe inovative të konsumimit dhe blerjes.

Të mbijetuarit do të jenë të gjithë ata që veprojnë në platforma pure-play dixhitale, me e-commerce dhe me tregje online.

Ndërsa, të gjithë ata që do të pësojnë nga ky ‘Rend i Ri Botëror’ janë ata që ende shpresojnë se konsumatorët do t’i kthehen shprehisë së vjetër të blerjes “offline”.

Dashuria në kohën e Koronës

Në anën tjetër, edhe ‘gjetja e dashurisë’ gjatë kësaj kohe ka pësuar ndryshim. Përdoruesit gjithnjë e më shumë po i drejtohen platformave dhe rrjeteve sociale të ndryshme për të takuar dhe njoftuar virtualisht persona të rinj.

Kjo jo vetëm që ka ndryshuar shprehitë e përdoruesve online por edhe shprehitë fizike të njerëzve.

Meqenëse është e pamundur takimi fizik me atë person, të interesuarit po kultivojnë aftësitë komunikuese virtuale. “Dating Apps” gjithashtu kanë shënuar rritje të përdorimit. Bumble ka treguar rritje prej 23% të aktivitetit kurse aplikacioni tjetër Hinge ka shënuar 30% rritje të aktivitetit në krahasim me atë të zakonshëm.

Pandemia vs. Infodemia

Si pasojë e keqinformimit dhe fenomenit “Fake News”, tani më shumë se kurrë, përdoruesit online janë të interesuar të zbulojnë përmbajtje, informata dhe lajme të sakta dhe të sigurta. Platformat sociale kanë bërë të ditur se po punojnë drejt theksimit të informatave që vijnë nga autoritete zyrtare të shteteve nëpër botë me qëllim që përdoruesit online të kenë mundësi dhe qasje në informata të sakta që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit Korona.

Sipas ComScore, kompani për matjen e mediave, numri i minutave që përdoruesit online i kalojnë në ueb faqe të lajmeve, është rritur për 46% në krahasim me vitin e kaluar.

Shumë kompani të rrjeteve sociale si Facebook, Google, Microsoft, Reddit dhe Twitter kanë filluar të bashkëpunojnë për të parandaluar përhapjen e keqinformimit lidhur me virusin Covid-19.

Si përfundim, që disa vite ka qenë e qartë që bota po shkon drejt dixhitalizimit. Megjithatë, që disa muaj, ky ndryshim është manifestuar me hapa të shpejtë dhe të mëdha. Mbetet të shihet se këto ndryshime në shprehi a janë vetëm të përkohshme apo të përhershme?

Autor: Rrita Reka, Copywriter at Hallakate

Burime: Facebook, Instagram, Twitter, Tik Tok, LinkedIn

Talkwalker, Social Media Today, The Guardian, New York Times, Vox Media, National
Retail Security,

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Kalo në kategori