Ylli brazilian, Philippe Coutinho është kthyer në stërvitje me klubin e tij, Liverpoolin, ku shihet mjaft i disponuar.

Coutinho kishte shprehur haptazi dëshirën për tu transferuar të gjiganti spanjoll, Barcelona, por ky transferim iu mohua nga klubi i tij.


Sipas mediave angleze dhe spanjolle, Liverpooli kishte refuzuar plot tri oferta të katalunasve, ku e fundit thuhet se arrinte shifrën e 150 milionë eurove.

Që nga shprehja e dëshirës për të kaluar te Barcelona, Coutinho kishte refuzuar stërvitjet me klubin anglez, edhe pse Liverpooli mohonte një gjë të tillë duke thënë se futbollisti është i lënduar.

cout 1

Por, tani kjo ka ndryshuar dhe Coutinho është kthyer në trajnimin e tij me Liverpoolin për herë të parë që nga dita kur dështoi të kalojë në Barcelonë.

coutin

Pas kthimit në stërvitje, Coutinho dukej në formë të mirë, ndërsa ai u trajnua me skuadrën e parë në Melwood nën syrin vigjilent të menaxherit Jurgen Klopp.

cou moreno

Braziliani shihej i lumtur në stërvitje, teksa shumicën e kohës e kaloi me mbrojtësin spanjoll, Alberto Moreno, ku nuk munguan edhe të qeshurat. /Telegrafi/

cou 2

telegrafi sport app