LAJMI I FUNDIT:

Coquelin: Udhëtojmë në Mançester për fitore

Coquelin: Udhëtojmë në Mançester për fitore
Francis Coquelin (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Valencias, Francis Coquelin, ka thënë se udhëtojnë në qytetin e Mançesterit për të fituar ndaj Manchester Unitedit.

Francezi e kupton faktin që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por beson te kualitet e skuadrës së tij.


“Ne po udhëtojmë në Mançester me më shumë besim pas fitores në Anoeta dhe me qëllim për të fituar”, ka thënë Coquelin për VCF Media.

Francis Coquelin në të kaluarën ishte pjesë e Arsenalit, kështu ai ka një motiv shtesë për të mposhtur rivalët e ish-skuadrës së tij (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Po shkojmë atje me qëllim për të fituar ndeshjen, por Manchester Unitedi ka shumë lojtarë kualitativ. Do të jetë e vështirë”.

“Liga e Kampionëve është një garë atraktive, po luajmë ndaj skuadrave të mëdha dhe përballja me Manchester Unitedin, është një ndeshje që shumë lojtarë do donin ta luanin”, shtoi ai.

Man Utd-Valencia: Formacionet e mundshme, starton Pogba
Lexo po ashtu Man Utd-Valencia: Formacionet e mundshme, starton Pogba

Vlen të theksohet se Valencia ndeshjen e parë e humbi ndaj Juventusit me rezultat 0-2.

Në Grupin H është edhe skuadra zvicerane, Young Boys. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori