LAJMI I FUNDIT:

Copa America 2024 – stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet

Copa America 2024 – stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet

Gjithçka është bërë gati për zhvillimin e Copa America 2024, duke përfshirë këtu edhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet.

14 stadiumet do të jenë mikpritëse të ndeshjeve që do të luhen, ku aty përfshihet një miks i ndërtimeve moderne si dhe qendrave stërvitore gjithashtu.



1.AT&T Stadium

Viti i hapjes: 2009.

Kapaciteti: 80,000

AT&T Stadium është një nga hapësirat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtëpia e ekipit të futbollit amerikan Dallas Cowboys. Ky stadium i cili është hapur në vitin 2009, ka qenë nikoqir i disa eventeve sportive duke përfshirë këtu edhe Ligën e Kombeve.


2.Mercedes-Benz Stadium

Viti i hapjes: 2017

Kapaciteti: 73,000

Mercedes-Benz Stadium përmban një çati unike në stil origami. Ky stadium është shtëpia e ekipit amerikan Atlanta United, që më herët kishin vendosur një shifër rekord të pjesëmarrësve gjatë një ndeshje në MLS.

Në këtë stadium kombëtarja e Argjentinës do të luajë ndeshjen hapëse të Copa America 2024.


3.Q2 Stadium

Viti i hapjes: 2021

Kapaciteti: 20,738

Q2 Stadium është shtëpia e njërës nga ekipet më të reja të MLS, Austin FC. Ajo do të jetë mikpritëse e dy ndeshjeve që do të zhvillohen në Copa America 2024.


4.Bank of America Stadium

Viti i hapjes: 1996

Kapaciteti: 74,867

Ky stadium fillimisht ishte ndërtuar për nevojat e Carolina Panthers që bën gara në kuadër të ragbit, në vitet e 90-ta, por tani është nikoqire e përhershme e ndeshjeve të futbollit.

Stadiumi i është nënshtruar disa renovimeve përgjatë viteve dhe tani është shtëpia e ekipit amerikan Charlotte FC.


5.MetLife Stadium

Viti i hapjes: 2010

Kapaciteti: 82,500

MetLife Stadium është një stadium gjigant i cili gjendet jo shumë kilometra larg qytetit të New Yorkut. Në këtë stadium zakonisht zhvillohen ndeshje të ragbit, por më parë ka qenë nikoqire e disa ngjarjeve të mëdha të futbollit.

Kjo përfshin Copa American, kur në vitin 2016 Chile e mposht Argjentinën në penallti.


6.NRG Stadium

Viti i hapjes: 2002

Kapaciteti: 72,220

Në këtë stadium më herët janë zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Botëror, gjithashtu është caktuar si një ndër stadiumet mikpritëse për Kupën e Botës së vitit 2026.

Në këtë stadium Messi ka kujtime të mira, pasi në vitin 2016 shënoi për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Copa Americas.


7.SoFi Stadium

Viti i hapjes: 2020

Kapaciteti: 70,240


8.Levi’s Stadium

Viti i hapjes: 2014

Kapaciteti: 68,500

Në këtë stadium u zhvilluan disa ndeshje në edicionin e vitit 2016 të Copa Americas. Ky stadium gjithashtu është caktuar si një ndër stadiumet mikpritëse për Kupën e Botës 2026.


9.State Farm Stadium

Viti i hapjes: 2006

Kapaciteti: 63,400


10.Allegiant Stadium

Viti i hapjes: 2020

Kapaciteti: 61,000


11. Arrowhead Stadium

Viti i hapjes: 1972

Kapaciteti: 76,416


12.Children’s MErcy Park

Viti i hapjes: 2011

Kapaciteti: 18,467


13.Hard Rock Stadium

Viti i hapjes: 1987

Kapaciteti: 64,767


14.Exploria Stadium

Viti i hapjes: 2017

Kapaciteti: 25,500


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori