LAJMI I FUNDIT:

“Copa America 2019” me katër kombëtare të mëdha evropiane?

“Copa America 2019” me katër kombëtare të mëdha evropiane?

Italia, Franca, Portugalia dhe Spanja në Kupën e Amerikës a do ta kishit imagjinuar dot? Për momentin është vetëm një hipotezë, por që ka shanse të bëhet realitet.

Sipas asaj që raportojnë mediat braziliane, Conmebol, konfederata amerikano-jugore po mendon që për edicionin e ardhshëm të Kupës Amerikës të ftojë katër kombëtare evropiane me origjinë latine dhe ato janë pikërisht, Italia, Franca, Portugalia dhe Spanja, që së bashku me Gjermaninë janë pesë përfaqësueset më të mira të kontinentit të vjetër.


Këtyre katër kombëtareve mund t’u shtohet edhe Japonia që e ka bërë tashmë kërkesën për të qenë pjesë e këtij kompeticioni.

Sanchez – lojtari më i mirë, Bravo – portieri më i mirë dhe Vargas – golashënuesi më i mirë në Copa America
Lexo po ashtu Sanchez – lojtari më i mirë, Bravo – portieri më i mirë dhe Vargas – golashënuesi më i mirë në Copa America

Bëhet fjalë për edicionin e ardhshëm të Kupës së Amerikës që do të zhvillohet në vitin 2019-të, transmeton Supersport.

Për momentin është thjeshtë një propozim dhe gjasat janë që edhe në edicionin e radhës “Copa America” të përbehet nga 12 skuadra dhe si përfaqësuese që marrin pjesë me ftesë pritet të jenë sërish Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, sipas Globoesporte, ka vërtetë shanse reale që në këtë kompetecion të marrin pjesë edhe këto pesë përfaqësuese, katër prej tyre nga Evropa.