LAJMI I FUNDIT:

Conte zbulon se çfarë i tha Pochettino në minutat e fundit të ndeshjes (Video)

Conte zbulon se çfarë i tha Pochettino në minutat e fundit të ndeshjes (Video)

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka folur pas fitores ndaj Tottenhamit dhe ka shpjeguar se çfarë i ka thënë trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino në minutat e fundit të ndeshjes.

Tekniku italian ka thënë se ka respekt maksimal për spanjollin dhe se ai ishte i nervozuar me një nga asistentët e tij.


“Kam respekt për atë, për punën e tij dhe po bën punë fantastike me Tottenhamin”.

“Në një moment gjatë ndeshjesh ne folëm dhe ai më shpjegoi se kishte një mosmarrëveshje me një nga asistentët e mijë, por asgjë me rëndësi”, ka thënë Conte.

Në fillim mediat kishin shkuar se Pochettino e kishte kritikuar Conte për sjelljet e tij gjatë lojës, gjë pas fjalëve të italianit doli të jetë e pavërtetë. /Telegrafi/