LAJMI I FUNDIT:

Conte viziton Parisin, shton thashethemet për një kalim te PSG

Conte viziton Parisin, shton thashethemet për një kalim te PSG

Ish-trajneri i Juventusit , Interit dhe Tottenham Hotspur, Antonio Conte, ka vizituar Parisin me familjen e tij mes lidhjeve me Paris Saint-Germain.

Trajneri italian u largua nga Tottenham me marrëveshje të përbashkët në mars dhe është lidhur me disa gjigantë evropianë, përfshirë kampionin aktual të Ligue 1.


Conte vizitoi kryeqytetin francez me familjen e tij gjatë fundjavës, duke postuar fotografi në llogarinë e tij në Instagram.

Shtatë klubet që mund ta afrojnë Antonio Conten në verë
Lexo po ashtu Shtatë klubet që mund ta afrojnë Antonio Conten në verë

Nuk ka asnjë sugjerim se ish-mesfushori i Italisë është takuar me gjigantët e Ligue 1, por kjo padyshim se shton thashethemet për të ardhmen e tij.

“Fundjavë në Paris me familjen time. Pushime, relaks, familja”, ka shkruar italiani në profilin e tij privat.

Megjithatë, eksperti i transferimeve Gianluca Di Marzio pretendoi se Conte është një kandidat për postin e PSG-së nëse Christophe Galtier shkarkohet në fund të sezonit.

“Nuk jam i sigurt se Conte dëshiron të kthehet në Serie A. Përkundrazi, mund të jetë një opsion për PSG ose Atletico Madrid, të cilët mendoj se do të ndajnë rrugët me Simeone. Nëse ndodh, mendoj se Conte do të ishte një kandidat i fortë për të dy klubet”, ka thënë Di Marzio.

Conte ka fituar katër tituj të Serie A si trajner, tre me Juventusin dhe një në Interin. /Telegrafi/