LAJMI I FUNDIT:

Conte pas fitores ndaj Bolognas: Treguam forcën tonë të brendshme

Conte pas fitores ndaj Bolognas: Treguam forcën tonë të brendshme
Antonio Conte (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte ka thënë se është shumë i kënaqur me forcën e brendshme që treguan lojtarët e Interit në fitoren ndaj Bolognas.

Dy golat e Romelu Lukakus u ndihmuan Nerazzurëve që ta fitojnë takimin ndaj rivalëve të ligës italiane, derisa ndeshja përfundoi 2-1.


“Ishte një përgjigje e mirë nga skuadra. Mënyra se si e pësuam golin, mund të na vriste”, ka thënë Conte për Sky Sport Italia pas ndeshjes.

Foto: FC Inter/Twitter

“Sidoqoftë, skuadra tregoi një shpirt luftarak dhe një forcë të madhe të brendshme. Është një shenjë e mirë, pasi nuk është lehtë të fitosh ndeshjet me përmbysje”.

Interi fiton me vështirësi te Bologna, Lukaku hero i triumfit
Lexo po ashtu Interi fiton me vështirësi te Bologna, Lukaku hero i triumfit

“Ne duhet të fokusohemi në vetvete dhe mos t’i shikojmë të tjerët çfarë bëjnë. Tani duhet të shkojmë në Milano të flemë dhe të nesërme do të fillojmë me përgatitjet për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit”, ka shtuar më tej trajneri italian.

Interi ka rimarrë kreun e tabelës me 28 pikë, mirëpo duhet të pres edhe Juventusin që po luan aktualisht me Torinon për të shikuar nëse do të mbetet në vendin e parë pas javës së 11-të. /Telegrafi/