LAJMI I FUNDIT:

Conte flet për titullin në Serie A: Do të jetë një luftë e madhe, shtatë skuadra janë në garë

Conte flet për titullin në Serie A: Do të jetë një luftë e madhe, shtatë skuadra janë në garë
(Foto: Instagram/antonioconte)

Kampionati italian Serie A këtë vit është bërë shumë interesant sa i përket luftës për titull.

Diferenca nga pozita e parë me atë të shtatë është 12 pikë dhe kjo e bën tejet interesant luftën për titull dhe daljen në Evropë.


E për këtë ka folur trajneri italian Antonio Conte, që po kërkon titullin me Interin e tij.

Conte ka deklaruar që shtatë ekipe po luftojnë për titull dhe Ligën e Kampionëve.

“Janë shtatë skuadra të cilat luajnë për një objektiv të dyfishtë, si për titullin kampion, ashtu edhe për një vend në Ligën e Kampioneve”.

“Faza e parë na e ka konfirmuar këtë. Kanë qenë ata që kanë udhëtuar më shpejt, ata që kanë udhëtuar pak më me vonesë. Por na ka treguar se janë shtatë skuadra që mund të luajnë për gjithçka”, tha Conte

Tutje tekniku italian përmendi edhe skuadrat që do ta zhvillojnë këtë luftë deri në fund të sezonit.

“Për titull dhe Ligën e Kampionëve janë duke luftuar ekipe si Milan, ne, Roma, Juventus, Napoli, Lazio dhe Atalanta ku do të jetë një garë e madhe deri në fund”, deklaroi tekniku italian.

Interi i trajneri Antonio Conte këtë fundjavë në udhëtim te Udinese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori