LAJMI I FUNDIT:

Conte është i gatshëm të lejojë shitjen e gjashtë lojtarëve të mëdhenj

Conte është i gatshëm të lejojë shitjen e gjashtë lojtarëve të mëdhenj

Trajneri italian i Tottenham Hotspur, Antonio Conte është gati të lejojë disa shitje të mëdha nga klubi anglez këtë vit.

Sipas mediumit ESPN, Conte planifikon shitje të pamëshirshme nga klubi anglez dhe më shumë së gjysmë formacioni lojtarësh janë në rrezik për t’u shitur.


Italiani thuhet se e ka përsëritur këtë mesazh në takimet private me drejtuesit e lartë të klubit, ndërsa përshkroi planin e tij për të riformuar skuadrën e tij.

Por, kjo mund të ndodhë vetëm nëse bëhet një rregullim i madh – dhe ka disa emra të mëdhenj që mund të jenë viktima.

Dele Alli, Steven Bergwijn dhe Tanguy Ndombele janë të gjithë në listën e lojtarëve që Conte është i gatshëm t’i largojë pasi nuk e kanë bindur.

Edhe Matt Doherty, Japhet Tanganga dhe Giovani Lo Celso janë gjithashtu emra që po shihen si të mundshëm për t’u larguar gjithashtu.

Conte dëshiron transferimin e Griezmannit dhe Kessiet te Tottenhami
Lexo po ashtu Conte dëshiron transferimin e Griezmannit dhe Kessiet te Tottenhami

Kryetari i Spurs, Daniel Levy është i gatshëm të mbështesë gjykimin e Contes dhe është gati të fillojë punën në afatin kalimtar të këtij muaji për të filluar me disa largime.

Largimi i lojtarëve të panevojshëm do të krijonte fonde, por edhe vend për të sjell emra të rinj lojtarësh që pëlqehen nga trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori