Gati 30 minutat e kohës së shtuar në Angli-Iran befasuan shumë, por ish-arbitri italian Pierluigi Collina kishte shpjeguar pse koha shtesë do të ishte më e gjatë në ndeshjet e Kupës së Botës.

Reklama

Tre Luanët fituan ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 6-2 kundër iranianëve, por ndeshja zgjati pothuajse dy orë me 14 minuta të shtuar në fund të pjesës së parë dhe 10 të tjera në fund të pjesës së dytë.

Pjesa e parë ishte mjaft plot ngjarje me portierin e Iranit, Alireza Beiranvand, duke marrë trajtim të gjatë pas një përplasjeje koke me shokun e tij të skuadrës, Majid Hosseini  dhe një kontroll VAR për një incident të mundshëm penallti për Anglinë.

Reklama

Koha e gjatë e lëndimit befasoi shumë, por ish-arbitri Collina kishte paralajmëruar javën e kaluar se tifozët duhet të prisnin situata të tilla në Katar.

Reklama

“Ajo që ne bëmë tashmë në Rusi (2018) ishte llogaritja më e saktë e kohës për t’u kompensuar”, deklaroi për ESPN kryetari i komitetit të arbitrave të FIFA-s.

“Ne u thamë të gjithëve që të mos habiten nëse e shohin zyrtarin e katërt duke ngritur tabelën elektronike me një numër të madh në të, gjashtë, shtatë apo tetë minuta.

“Nëse doni më shumë kohë aktive, ne duhet të jemi gati për të parë këtë lloj kohe shtesë të dhënë. Mendoni për një ndeshje me tre gola të shënuar. Një festë zakonisht zgjat një, një minutë e gjysmë, kështu që me tre gola të shënuar, humbisni pesë ose gjashtë minuta”.

Reklama

“Ajo që duam të bëjmë është të llogarisim saktë kohën e shtuar në fund të çdo pjese. Mund të jetë zyrtari i katërt që e bën këtë, ne ishim të suksesshëm në Rusi dhe presim të njëjtën gjë në Katar”.

Reklama

“Nuk po flas për ndërhyrjen e VAR-it, kjo është diçka e ndryshme dhe e llogaritur në mënyrë shumë precize nga video-asistent gjyqtari”.

“Edhe në kohën kur isha gjyqtar, informacioni (për kohën e shtuar) erdhi nga gjyqtari i katërt, ju jeni shumë të fokusuar në atë që po ndodh dhe është e mundur të mos merrni parasysh diçka. Është gjyqtari i katërt që zakonisht propozon sasinë e kohës së shtuar dhe arbitri priret të vendosë…dhe vendos”, ka shtuar më tej ai.

Reklama

Collina është ndoshta gjyqtari më ikonë në historinë e lojës. Ai fitoi gjashtë herë radhazi çmimin e arbitrit më të mirë të vitit dhe u emërua kryetar i komitetit të gjyqtarëve të FIFA-s në vitin 2017. /Telegrafi/